Rrëmujë e madhe nën çadër

19 Shkurt 2017, 13:31Blog TEMA

Nga Ardit Rada

Ndërsa ka kaluar nata e parë e protestës së opozitës në bulevard, deputetët e PD janë përpjekur ta mbajnë të karikuar turmën që gjendet nën çadër përmes deklaratave. Por kontradiktore kanë qenë qëndrimet e shprehura publikisht ndërsa mbetet i paqartë opsioni që do t’i nxirrte ata nga çadra.

Edhe pse Lulzim Basha ka kërkuar një qeveri teknike për të përgatitur zgjedhjet e qershorit, një tjetër alternativë ka dalë pas mesnate nga radhët e opozitës. Nga kërkesa fillestare për votimin elektronik, PD sot kërkon edhe shtyrjen e ditës së votimeve. Deputeti Luçiano Boçi ka hedhur si ide zhvendosjen e zgjedhjeve në vjeshtë duke e quajtur shtatorin si muaj mjaft të përshtatshëm.

Faktikisht, opozita nuk ka një listë konkrete kërkesash që gjithësesi moralisht nuk do mund të merrnin zgjidhje, aq më tepër kur bëhet fjalë për qeveri teknike. Kjo pasi në vitin 2013 pas largimit të LSI nga mazhoranca, Sali Berisha qeverisi me 70 mandate të sajuara dhe askush nuk i kërkoi qeveri teknike për përgatitjen e zgjedhjeve.

Sot, opozita artikulon një standard të dyfishtë veprimi politik ku i kërkon largimin një qeverie me 85 mandate në Kuvend. Kjo kërkesë vjen pas pretendimit se ka një pakënaqësi të theksuar në popull për mënyrën e drejtimit të vendit, por duket se PD nuk e ka durimin që këtë pakënaqësi ta përkthejë në vota pas 3 muajsh.

Partia Demokratike ka njoftuar sot mbledhjen e kryesisë në orën 14:00, por nuk dihet nëse do të qartësojë mendimet e saj apo do të vendosë për pjesëmarrjen ose jo në Kuvend ditët në vijim.

Faktori kryesor i kaosit nën çadër është se duket sikur opozita i është futur një rruge pa bërë asnjë llogari, pra sesi do të dalë nga çadra.

Rreziku konkret është që protesta të tkurret në numër dhe entuziazëm, vëmendja mediatike të bjerë nga dita në ditë dhe ndërsa zgjedhjet afrohen presioni ndërkombëtar të rritet.

Pra e gjithë kjo rrëmujë duket se do të përfundojë si një nismë pa krye për shkak të një vendimi të marrë në shesh dhe papjekurisë politike të lidershipit të ri në PD.

3 komente në “Rrëmujë e madhe nën çadër”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Tani qe populli i Tiranes i braktisi,le te fillojne nga zanati,te mbjellin droge ne çader !

  2. shqip says:

    Do perfundoje si te gjitha kerkesat absurde te shqupit. Nderkombetaret qe tashme e njohin edhe shqipen me shume standarte , do ti thone ; doni votim elemtronik, dakort. Mirpo mqs keta jetojne me komplekse , nuk do bien dakort. Kush ka memorie , e di qe ua plasen buzen me vetingun. Ne mengjes u thonin Po, ne darke e ndronin. Doni te vini bast per kete ? Nuk e kuptoni qe eshte vetem nje sondazh se sa shpellare u Kane ngele. E gjitha per te llogaritur paraprakisht listen e familjes . Une te jem si Rama , marr nje dajre dhe shkoj u bej aheng debilave te shqupit. Nje Here do kujtohen se i Kane sjelle aty per zenin e per arminen e do ikin neper periferite nga Kane ardhur. Megjithate i uroj kopese se talebaneve qe Jane ngujuar ne tenden e gedafit , nje shi, Po nje rrebesh qe ti laje mire. Se qelben ere shpelle.

    1. Prof. Fufi says:

      Une jam salier i kopese se saliereve, dhenve, dhive, derrave, qenerve, gomereve, ujqerve, çakejve. Eshte e pamundur qe kreu i kopese tone te kete lidhje me keto thashetheme. Ai egersire nuk mund te kete qene as zagar i i oxhakut te Enver Hoxhes. Ai shpellar nuk mund te jete as spiun i Serbise. Turma jone eshte me e çmendura, llumi i perparimit ne Shqiperi dhe akoma me shume keshtu eshte shpellari ne krye te kopese tone. Na e kemi per nder te udhehiqemi nga nje shpellar, egersire, kriminel, spiun i Serbise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje