Kryeministri i vendit Edi Rama është shprehur se opozita shqiptare është duke kërkuar gjëra që nuk varen nga qeveria.
Ai ka komentuar edhe zgjedhjet e 18 qershorit ku është shprehur se çdo shqetësim që i lind opozitës duhet të adresohet në Komisionin Zgjedhor.
“Opozita po na kërkon gjëra që nuk varen nga ne. Bojkotimi i Kuvendit ka për qëllim bllokimin e Vettingut. Protestat janë organizuar për qëllime që nuk thuhen. PD ka kohë për alibi për humbjen e radhës,” tha Rama.
Sa i përket numërimit elektronik, shefi i qeverisë argumenton se numërimi elektronik duhet të mbështetet nga OSBE-ODIHR.
Burime për “TemA” brenda mbledhjes së grupit të PS bëjnë me dije se Rama ka thënë që “PD ka kohë që kërkon alibi për humbjen e radhës, por ne s’kemi ç’bëjmë. Ata kërkojnë gjëra që nuk varen nga ne. Ne nuk i kemi penguar, madje i kemi kërkuar që çdo shqetësim që ka të bejë me zgjedhjet, të adresohet në komisionin e reformës zgjedhore.
Madje kemi thënë se çdo kërkesë e opozitës që ka të bëjë me mbarëvajtjen e procesit të ardhshëm zgjedhor per të cilën OSBE-ODIHR jep mbështje, ka automatikisht edhe mbështetjen tonë”.
Njëherësh kreu i PS dhe i qeverisë Rama ka nënvizuar faktin se duhe ttë jenë të gjithë të përqënsruar tek përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme, dhe evidentimine sukseseve që janë arritur në këtë mandat qeverisës. Njëherësh duhet të tregohen të gjithë të kujdesshëm në lidhje me prononcimet për protestën e opozitës.
“Ne do vazhdojmë intensivisht punën përgatitore për fushatën zgjedhore. Duhet të tregoheni te kujdesshëm kur flisni për protestën.
Nuk duhet asnjë perçmim për protestën dhe protestuesit.
Mos të biem në grackën dhe batakun ku ra Saliu që denigronte protestat tona.
Protestuesit duhet të kenë respektin tonë. Organizatoret e protestës janë çështje më vete, pasi ata kanë qëllime plotësisht të kundërta me ato që thonë.
Nëse njerezit vijnë në protestë për të shfaqur pakënaqësi ndaj nesh, respekt ndaj tyre. Por organizatorët e protestës kanë probleme të tjera, kanë frikë nga Vettingu dhe reforma në drejtësi”, mësohet të ketë thënë Rama në mbledhjen e grupit të PS.
Njëherësh Rama drejtuar dhe një thirrje në drejtim të opozitës që të vijë në Kuvend dhe të votojë për të gjitha organet e Vettingut.
“Opozita të vijë në Parlament e të votojë për Vettingun, e më pas të vazhdojë protestën. Vetëm kështu mund të provojnë se kjo protestë nuk ka për qëllim bllokimin e Vettingut. Nëse opozita bojkoton Parlamentin dhe bllokon Vettingun, atëherë del qartë qëllimi i protestës: Frika e opozitës nga Vettingu.
Nga pikëpamja politike kjo është një dhuratë për ne. Nga pikëpamja e interesit të vendit, kjo është një goditje e rëndë që synon të shpëtoje prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar nga Vettingu”, mësohet të ketë deklaruar Rama në mbledhjene grupit të PS.
Mbledhje kjo e para pas fillimit të protestës së opozitës.
Më herët, në mbledhjen e grupit parlamentar mësohet se kryeministri Rama u ka kërkuar deputetëve socialistë që ta kenë mendjen tek reformat dhe jo tek protesta e organizuar nga opozita.
Edhe sikur te behen zgjdhjet me votim elektronik (ketu nuk dine te shtypin ashnesorin jo me te votojne me elektronike ? ) do cohen keta hajdutet e te thone u manipuluan kompjuterat……… Keta kane hall te justifikojne humbjen dhe te shtyjne sa me shume vetingun,edhe bufi e kupton kaq gje.
Pasi Berisha dhe familja e tij po diskretitohej permes Komisonit per CEZ dhe pasi Parlamenti po punonte per Vetingun keta u hodhen ne protesta. Pra e gjitha behet per te shpetuar familjet e kriminalizuara te SHQUP-it dhe ska lidhje fare me zgjedhjet. Ashtu sic edhe ne e kemi komentuar dhe sic thote edhe Flickenstein nuk ka prova per perpjekje per manipulim te votave. PS apo LSI nukm kane manipuluar votimet asnje here ndersa eshte PD qe ka manipuluar ato me shume se nje here. PO ashtu kerkesa gjoja per votim elektronik nuk eshte zgjidhja me e mire sepse shume votues jane analfabet ndaj perdorimit te kompjuterave. Pensionistet ne pergjithesi kane votuar per PS-ne dhe te vesh zgjedhje elektronike largon kete grup prej mese 600 mije njerezish nga votimet. Po ashtu ka shume fshatra te thella ku fshataresia nuk ka sherbime interneti dhe nuk i njeh kompjuterat. Njerezit jetojne ne minimum dhe nuk jane te paisur me kompjutera. Shqiperia nuk eshte nje vend beneluksi me kompjutera ne cdo cep te vendit. Prandaj ate qe thote PD per votime elektronike eshte e pamundur. Se treti, nuk ka sherbim interneti te shtrire ne te gjithe vendin. E gjitha sa behet eshte nje perpjekje per te deshtuar Vetingu, Reformen ne Drejtesi dhe demaskimin e familjes Berisha nga Komisioni i CEZ.
Popo vazhdo bej te fortin por gjithe Shqiperia e gjen veten ne ate cader se boll u talle o kopuk hem me pasurine e shqiptareve qe e bere palma qe u thane, e lungo mare injorantesh qe nuk mbaruan kurre , po e bere me plot gojen Kolumbi evropiane,. Boll u talle me te varfrit me punetore papune e fshatare te permbytur. Boll u talle me arsimin shendetsine rendin, mjedisin qe i cove ne asfiksi. Boll u talle me rinine qe se gjen kurre veten te kuplarate e tua te punes po enderron te ike nga syte kembet. . Tani dshke te tallesh dhe me voten tone sic bere ne diber?
Ste le me kush se cdo gje e ka nje cak e ti i ke kaluar dhjetra here ate cak po voten jo. Ndalu beg se ka hendek.
Ik mor pidhru katnar bathore.
PA DYSHIMIN ME TE VOGEL , OPOZITA BEN BLLOKADE WETINGUT , ME PROTESTA BOSHE .
SA PER VOTIMIN ELEKTRONIK , NE AUSTRI VOTOHET ME FLETE VOTIMI ,NUMURIMI BEHET ELEKTRONIK ,PER EFEKT KOHE .MOS NA BENI SI ME TE MIRET NE EUROPE .
Nuk eshte pune zgjedhjesh kjo levizje o Edi! Eshte pune agjenturash serbo-maqedonase dhe ruse per ndeshkim qe ke mbrojtur kauzen e drejte te shqiptareve ne Kosove dhe Maqedoni. Mblidh urgjentisht Komitetin Drejtues te PS dhe merrni masa , pasi me Saliun qe njoh une, ai do t’ju rrezoje te gjitheve. Une kam bindjesn se duhet te jete derdhur para e madhe kesaj radhe!
VETING!!!! VETING!!!!VVVVVEEEETTTIIINNG???