Gjermani, Bavaria i thotë “JO” mbulimit të grave në vende publike

22 Shkurt 2017, 09:30Bota TEMA

Qeveria e shtetit jugor gjerman të Bavarisë miratoi dje një ligj që ndalon mbulimin e fytyrës në vende publike të përcaktuara qartë.

“Mbulimi i fytyrës do të ndalohet në fushat e shërbimeve civile, universitete, shkolla, kopshte për fëmijë, në fushat e sigurisë dhe rendit publik dhe në zgjedhje”, njoftoi qeveria e Bavarisë pas një mbledhjeje të kabinetit.

E ndodhur në kufi me Austrinë dhe Republikën Çeke, Bavaria ishte pika e parë hyrëse e mijëra migrantëve dhe refugjatëve në Gjermani në vitin 2015

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje