Gjermania përshpejton deportimin e azilkërkuesve

22 Shkurt 2017, 16:25Bota TEMA
Gjermania përshpejton deportimin e azilkërkuesve

(L-r) Die Schülerinnen Suzy deren Eltern aus Kenia stammen , Meriem (Marokko), Zara (Pakistan), Katharina (Russland) und Feven (Eritrea) stehen in einer berusfbildenden Schule in Frankfurt am Main vor einer deutschen Fahne. Aufnahme vom 03.09.2009. Foto: Frank Rumpenhorst +++(c) dpa – Report+++

Gjermania ka miratuar sot një plan ku  do të bëhet më e lehtë deportimi i azilkërkuesve, kërkesat e të cilëve janë refuzuar.

Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere tha se masat e fundit nënkuptojnë se në këtë mënyrë më shumë njerëz do të rikthehen në vendet e tyre të origjinës.

Në Gjermani shkuan mbi 890 mijë azilkërkues në vitin 2015, ndërsa prej atëherë autoritetet kanë punuar mbi mënyrën sesi do të përballonte këtë fluks, duke përshpejtuar si dhënien e azilit ndaj atyre që e meritojnë vërtet atë, ashtu edhe kthimin mbrapsht të atyre që nuk ia dalin të sigurojnë azil.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje