Turqi, qeveria rikthen shaminë në ushtri

22 Shkurt 2017, 20:42Bota TEMA

Qeveria turke i ka dhënë dritë jeshile mbajtjes së shamisë nga femrat në ushtri, duke shfuqizuar normën që e ndalonte atë.

Ushtria është institucioni i fundit që i nënshtrohet këtij ndryshimi, që i jep një goditje të rëndë kushtetutës laike të vendit.

Mbajtja e shamive në institucionet publike u ndalua në vitet ’80. Por presidenti pro-islamik i Turqisë, Recep Tayip Erdogan argumenton se norma e shfuqizuar ishte vetëm një gjurmë e rëndomtë e së kaluarës.

Mbështetësit e laicitetit e shohin shaminë si një simbol të konservatorizmit fetar dhe e kanë akuzuar presidentin Erdogan se, por zhvillon një axhendë islamike, duke i kthyer shumë shkolla publike në institucione fetare, me qëllim ngritjen e një brezi fanatik.

Në dekadën e kaluar, norma që ndalonte shaminë u hoq në shkolla, universitete, administratën civile, ndërsa gushtin e vitit të kaluar u hoq edhe nga policia.

Nga ana e tyre, konservatorët janë përgjigjur duke thënë se, për një kohë të gjatë shiheshin si qytetarë të dorës së dytë dhe se mbajtja e shamisë është shprehje e lirive individuale.

Korrespondenti i BBC në Ankara thotë se hendeku mes fetarëve dhe laikëve në Turqi është i vjetër sa vetë republika, por në vitet e fundit është bërë më i theksuar.

2 komente në “Turqi, qeveria rikthen shaminë në ushtri”

  1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane vazhdimi i identitetit turk ne Evrope..... says:

    dhe te mendosh qe kjo kolofara perben 90% te popullates ne Shqiperi……….fatale!

  2. kodrasadikitk says:

    Veprim tejet i vjetruar dhe basoj jo afatgjate ne Turqi per hire te shqiptareve qe jetojne atje ne menyre qe te mos ju nxihet jeta e tyre pa liri ,pa shkolla pa flamur kombetare dhe pa parti politike shqiptare !! Ky veprim e kjo faqe e zeze sdo te gjene perkrahje ne Shqiptari pa marre parasyshe krahinen ose regjionin ku jetojme ne shqiptaret e vertete me krenari kombetare shekullore…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje