Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bashkëbiseduar pasditen e së enjtes, në atë që opozita e identifikon si “Sheshi i Lirisë”, me studentë nga universitetet publike të gjithë Shqipërisë.
Basha iu përgjigj shqetësimeve të studentëve. Sipas tij, sistemi i kësaj qeverie i ka shtyrë të rinjtë drejt rrugës së emigrimit, duke larguar kështu asetin më të vlefshëm që ka vendi ynë sot: rininë shqiptare.
“Ilaçi për demokracinë janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ky është ilaçi për demokracinë që e kthen pushtetin dhe vendimmarrjen tek ju, rinia dhe çdo shqiptar që kërkon të jetojë me djersën e ballit. Ne jemi gati të marrim përsipër përgjegjësitë që na takojnë për rininë, për studentët”, deklaroi Basha.
Ai u përsëriti të rinjve premtimet e tij për arsimin. “Qindra-mijëra studentë janë goditur sot për shkak të tarifave të larta të studimit, janë goditur sot për shkak të mbylljes së filialeve. Unë dua t’u them se filialet e universiteteve publike që janë goditur nga kjo qeveri anti-arsim, nga kjo qeveri anti-kulturë, nga kjo qeveri anti-studentore do të rihapen dhe do të financohen plotësisht me fondet e taksapaguesve shqiptarë.
Këto fonde nuk do të përfundojnë më në xhepat e klientëve të qeverisë, por do të financojnë arsimimin e fëmijëve shqiptarë në universitetet publike me tarifa të ulura, me tarifa të përballueshme dhe me filiale sa më pranë tyre”, tha Basha.
Planin e ndihmës ndaj rinisë studentore, kreu i demokratëve e çoi përtej sistemit të arsimit të lartë.
“Stazhet janë një koncept europian. Unë i kam përjetuar gjatë kohës që studioja në Europën Perëndimore, kam parë sesi i ndihmojnë studentët si një urë nga shkolla drejt tregut të punës. 70% e studentëve shqiptarë që kanë pasur mundësi të sigurojnë një stazh pune kanë siguruar një vend pune.
Ndaj nuk është shpikje, nuk është propagandë, nuk është ofertë partiake. Është oferta për të gjithë studentët shqiptarë dhe nesër do të jetë realitet. 10 mijë studentë shqiptarë në bazë të meritës së tyre do të kenë nga shteti shqiptar mbështetje financiare për një vit”, tha Basha.
Jo po ti cojme lek Henri Cilit sic po ben Rama…
Hap dhe nje universitet ne bathore ho re ho amon.
Do hapi prap Universitetin e Plepave ,per 3 muaj diplloma gati dhe Rektor do te jete Gjin mekatari.Te gjithe duan diplloma fallco,vetem shkolle jo.
U mundova ta shikoi sado pak lul bashen ne interviste me fevziun,por vetem sa forcova bindjen se ai eshte nje kriminel i vertet qe per ta shpetuar koken e vet dhe te kopese perdore disa te mjere kinse po vuan per lirine tyre dhe shqiperine,nderkohe qe sa ishte minister vriste njerez sikur te ishin minje,prandaj urrejtja vetem sa shtohet ndaj keti krimineli dhe dikush duhet tia thote se edhe kriminel me te qartur se ai kane pefunduar,duhet ta kujtoj ku e ka mikun dhe vllaun politik-millosheviqin,gadafin qe baba sali i tij deri vetem pak dite para se te ngordhi e quante vlla,pastaj sadami,asafi, e shum te tjere i vetmi qe i ka mbetur dhe i ka dhene zeemr eshte putini por edhe ate do ta terheqin zvarre vete njerezit e tij siq do te bejne nje dite te afert me lul bashen e sali berishen shqiptaret,pra nese ata njerez ne ate “qadren e poshtersise” jane njerez dhe e dijne se çfar ka bere lul basha sa ishte ne pushtet ateher duhet te ikin me turp nga aty,ndryshe do tju bej edhe me keq se atyre dhe pa fije turpi pastaj do ti nxjerri vajzat e tyre para TV-s siq beri me vajzen e azem hajdarit qe vet e vrane dhe tash luajne edhe me nderin e saj dhe familjes,pra ska njeri ne bote qe mund ti beje krimet e lul bashes dhe sali berishes,prandaj ikni nga aty shpetoni veten dhe demaskoni krimienlin qe kercenon gjithe boten siq bente dikur millosheviqi por pastaj nuk gjente vrime miu te futet deri sa cofi ne burg.
OMG mosss. Nuk jam as me PS as me PD, por rihapja perseri e “Vitrinave” apo Universitete si i Durresit do te rezultoje Fatkeqesi Kombetare
Me ato diploma mund te fshijne bythen se nuk bejne per tregun e punes.
Revokim te Vizes Amerikane te gjithe Perkrahesve te Lulzim Bashes ne kete Proteste Boshe, qe po mundohen te Pengojne Vetingun. Te gjithe pa parjashtim, edhe Studente qe jane te fiksuar, mos te paraqiten sepse nuk marrin vize Amerikane.