Fotografia në mbështetje të opozitës, reagon Pandeli Majko: Keqinterpretim, gjithçka në një mejdis humori

23 Shkurt 2017, 17:59Politika TEMA

Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko,  reagoi menjëherë pas publikimit të fotografisë së djalit të tij  e cila hasi  në një keqinterpretim të gjerë nga mediat.

Djali i tij Gjergji, ra preh e rrjeteve sociale, ku një shaka  u shndërrua në lajm serioz për një pjesë  të portaleve shqiptare.

Përmes një postimi në Facebook, Majko sqaron se kjo fotografi është keqinterpretuar pasi gjithçka ka qenë e zhvilluar në një mjedis humori.

“Një foto e djalit tim e nxjerrë në rrjetet sociale nga pedagogia e tij për përkrahjen e protestës së opozitës ka krijuar keqinterpretime.  Dëshiroj të marr përgjegjësinë time si prind përballë cdo socialisti dhe djemve e vajzave që besojnë tek Partia Socialiste. Sepse përgjegjësia në cdo rast është edhe e imja. Edhe, pse fotoja është bërë në një mejdis humori dhe miresjelljeje.  Ka gjëra me të cilat humori është i tepërt.” shkruan Majko.

3 komente në “Fotografia në mbështetje të opozitës, reagon Pandeli Majko: Keqinterpretim, gjithçka në një mejdis humori”

  1. taku says:

    O PANDI lidhe ate kalin e llazit qe e ke lshu pa fre se po hani buken e turkut dhe po beni duvan e kaurrit.

  2. Adami says:

    O Pando, po ik o burre se ke lene nam.

  3. shkelqim hajdinaj says:

    Majko ke ndonje pune tjeter ti pervec te sqaruarit e budallalleqeve ose humorit te djalit tend?
    Po shkruaj pas tre vjeteve ( se mu duke komenti yt shume I rendesishem , rrjedhimisht dhe komenti im mbas tendit )

    Philadelphia , USA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje