Kompania ajrore “Norwegian Air Shuttle ASA”, do të ofrojë fluturime transatlantike nga Evropa drejt Shteteve të Bashkuara dhe anasjelltas duke nisur nga çmimi 65 dollarë.
Kompania norvegjeze është e treta më e madhe “low cost” në Evropë, e dyta më e madhe në Skandinavi dhe e nënta në Europë për nga numri i pasagjerëve, njoftoi këtë të enjte planet
“Norwegian” po zgjeron rrjetin e saj të fluturimeve në Shtetet e Bashkuara duke nisur nga mesi i qershorit, pasi mori miratimin e shumëpritur në fund të vitit të kaluar që dega e saj irlandeze të operojë me kurset përtej Atlantikut.
Përpjekjet e “Norwegian” dhe rivalit islandez “Wow Air” për të shitur bileta me çmime të ulëta kanë detyruar kompanitë amerikane, të ofrojnë bileta me çmime të ngjashme, me më shumë kufizime dhe kabina të rimodeluara, në mënyrë që të tërheqin udhëtare me buxhete jo shumë të larta.
PO PSE CFARE JEMI NE LEGENA QE TE PAGUAJME VETEM $65 … NE PAUAJME 2500% ME TEPER PER TE VAJTUR NE USA SE DO MBUSHIN XHEPAT MIQTE FATOSIT TE NENES “NA BASHKOI AEROPORTI I POPULLIT BUDALLE SHQIPTAR”
RROFSHIN VARFANJAKET SHQIPTARE QE NE NJE FARE MENYRE JANE ME TE PASURI NE EVROPE…
NUK GENJENTE KOT SALA SE JEMI NE VEND TE DYTE MBAS GJERMANIT…