Lufta në Ukrainë ka shkaktuar 10 mijë të vdekur

24 Shkurt 2017, 17:53Bota TEMA

Për shkak të luftës midis separatistëve pro rusë dhe ushtrisë ukrainase në rajonin Donbas, në lindje të Ukrainës, deri tani kanë humbur jetën rreth 10 mijë njerëz e 23 mijë të tjerë janë plagosur. Por nga luftimet janë shpërngulur gati 1 milion e 800 mijë persona.

Ndërkohë vendimi i Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për njohjen e pasaportave dhe dokumenteve të tjera të separatistëve sjell në vëmendje faktin se Donbas po kthehet në një Krime të dytë.

Kriza në Ukrainë nisi në vitin 2013 në sheshin e “Pavarësisë” në Kiev dhe më pas u përshkallëzua në një përleshje të armatosur në rajonin lindor të vendit.

Ajo u thellua me kundërshtimin e presidentit të atëhershëm të Ukrainës, Viktor Yanukoviç, për firmosjen e marrëveshjes së partneritetit më BE-në.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje