Miku i Edi Ramës parakalon Angela Merkelin në garën për kancelar

23 Shkurt 2017, 18:26Bota TEMA

Socialdemokratët gjermanë kanë parakuar në sondazhe konservatorët e Kancelares Angela Merkel, për herë të parë që prej tetorit të vitit 2006, e për më tepër kur kanë mbetur edhe 7 muaj nga zgjedhjet federale.

Sondazhi i kryer nga “Infratest dimap” dhe i publikuar nga rrjeti televiziv gjerman “ARD”, e nxjerr “SPD”-në kuotën e 32 për qind, ndërsa bllokun konservator të Merkelit me vetëm një për qind më pak, 31%. Socialdemokratët kanë rritur ndjeshëm pozitat e tyre, që prej nominimit të ish-presidentit të Parlamentit Europian, Martin Schulz.

Në krahasim me një sondazh nga e njëjta kompani të publikuar më 2 shkurt, “SPD”-ja ka fituar 4 pikë përqindjeje, ndërsa blloku konservator i përbërë nga kristiandemokratët (CDU) dhe aleatët bavarezë të Unionit Kristian-Social (CSU), ka humbur 3 pikë përqindjeje.

“SPD”-ja e rigjallëruar duket se ka tronditur sondazhet gjatë javëve të fundit, pasi kishin mbetur pas konservatorëve të Merkelit prej vitesh, apo thuajse një dekade. Herën e fundit që “SPD”-ja ka fituar zgjedhjet ka qenë në vitin 2002, kohë në të cilën drejtohej nga Gerhard Schroeder.

“SPD”-ja ka urdhëhequr së basku me konservatorët e Merkelit në një “koalicion të madh” që prej vitit 2013, por Schulz ka qenë i angazhuar në Bruksel në pjesën më të madhe të kësaj periudhe legjislativi. Që prej rikthimit në Gjermani, ai ka bërë fushatë kundër politikave të kancelares, si një person i jashtëm.

Sondazhi, ndërkohë, tregon se partia antiemigracion “Alternativa për Gjermaninë” (AfD) ka 11 për qind të mbështetjes, “të gjelbrit” me vetëm 8 për qind, ndërsa ekstremistët e majtë “Linke” me 7 për qind. Pas tyre janë “Demokratët e Lirë” (FDP) me 6 për qind. Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, kjo do të bënte që “AfD”-ja dhe “FDP”-ja të kalonin pragun prej 5% të nevojshëm për të hyrë në Parlament, një zhvillim që do të komplikonte llogaritë për koalicion. Sondazhi është zhvilluar nga 20-22 shkurt dhe janë pyetur 1.047 persona.

2 komente në “Miku i Edi Ramës parakalon Angela Merkelin në garën për kancelar”

  1. vebi says:

    “Miku I Edi Rames”..ju provinciale qesharake…cfare titulli…lol

  2. 123 says:

    po ai eshte mik edhe i trumpit dhe i putinit, ju nuk ditkeni gje fare, e mor te zinj vendi ka nevoje te drejtohet me njerez pa futur fjalen miq apo krushqi, akoma me keto idjotesira vazhdoni te thoni ,ky eshte per ta marr zvarre ju na tregoni se ky eshte mik, ka bere nje takim pune dhe kaq, popullit nuk i duhet miqesia po i duhet mireqenia dhe siguria se per ate e ka vene ne krye , jo per te bere reklama

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje