Zef Brozi: Politikanë të opozitës duan të djegin përsëri Shqipërinë për të shpëtuar veten nga “Drejtësia”. Paqja e jo dhuna i duhen Shqipërisë!

24 Shkurt 2017, 22:46Politika TEMA

Ish-kreu i Gjykatës së Kasacionit, aktualisht Gjykata e Lartë dënon kërcënimet për dhunë të politikës, duke bërë thirrje se vetëm paqja i duhet Shqipërisë.

Brozi nënvizon se populli shqiptar duhet të protestojë, por nuk duhet të marrë përsipër të bashkohet me ata politikanë të opozitës që kërkojnë të djegin dhe njëherë Shqipërinë për të shpëtuar veten nga Reforma në Drejtësi.

Shqiptarët kudo që janë t’i thonë jo thirrjeve të Bashës, Berishës e kujtoqoftë për dhunë, djegie e shkatërrim. Njerëz te ndershëm të Shqipërisë sonë të dashur mos sakrifikoni veten për politikanë!

Drejtësia bëhet e ashpër mbi ju qytetarët e thjeshtë, ndërsa politikanët janë të Paprekshëm! Kujtoni sa mijëra qytetarë të thjeshtë u vranë në këto 25 vite dhe sa herë u dogj e shkatërrua Shqipëria jonë e dashur sepse ashtu deshën disa politikanë vrastarë e djallëzorë! Sa prona të vëna me aq mund nga njerëzit e thjeshtë u vodhën e shkatërruan!

Sa shumë pasuri e gjithë popullit u vodh apo shkatërrua! Sa shanse humbi Shqipëria nga kjo dhunë! Asnjë gjemb në këmbë nuk u hyri atyre politikanëve që e nxitën dhe organizuan dhunën! As pasuria dhe jeta e shëndeti i tyre dhe i të afërmëve të tyre nuk pësoi ndonjë dëm!

Përkundrazi, ata janë sot në politikë dhe paguhen nga taksat e shqiptarëve. Shumë prej tyre bëjnë jetë luksi me pasurinë e vënë me korrupsion! Prokuroria dhe Gjyqësori kanë garantuar Paprekshmërinë e këtyre politikanëve!

Disa politikanë të opozitës po duan të djegin përsëri Shqipërinë për të shpëtuar veten nga Reforma në Drejtësi. Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë paqësisht për problemet e tyre, por jo të shkelin ligjet dhe kryejnë krime edhe kur i urdhëron Luli a kushdo tjetër. Paqja e jo dhuna i duhen Shqipërisë!”, deklaron Brozi që nga SHBA.

14 komente në “Zef Brozi: Politikanë të opozitës duan të djegin përsëri Shqipërinë për të shpëtuar veten nga “Drejtësia”. Paqja e jo dhuna i duhen Shqipërisë!”

  1. Sula says:

    Z.Zef!Nuk e marrim seriozisht Lulin.
    E njohëm tani. Vetingu po afron!!!!??????

    1. Skypion says:

      Nese nuk do te kishte autor kjo deklarate,gjithkush do te mendonte se kjo eshte deklarata e radhes e Izetit!
      Merrni postimet e Izeti dhe krahasojini me keto te Brozit,nuk kane asnje dallim.Asnje.
      Nje nder arsyet se pse nuk po behet ky vend,ka te beje edhe me injorancen e thelle te tipave si Brozi,qe kane drejtuar dhe drejtojne institucione te larta shteterore.
      Ne nje vend normal,asqe mund te imagjinohet nje gjykates,nje i thjeshte i tille,se te ketij niveli as qe behet fjale,qe te perdore nje gjuhe te tille bolshevike.
      Madje edhe vete gjykatesit e diktatures,kane nje gjuhe me te perpunuar.
      Ka gjykates,prokurore,juriste ne pergjithesi,te kohes se diktatures,qe vazhdojne edhe sot e kesaj dite,por jane ku e ku me te rafinuar se ky gdhe,Brozi.
      Ky flet ne gjuhen e gjykatesve te viteve te para te diktatures komuniste,qe ishin aq te etur per gjak.
      Eshte e njejta mendesi,e njejta gjuhe,e njejta urrejtje,e njejta thirrje per drejtesi popullore;per te plasur ne burg e shtypur pa meshire opozitaret e korruptuar…!!!
      Eshte interesante,por edhe ironike ne te njejten kohe,qe emigrante ne ShBA si Brozi,behen edhe me radikale nder gjithe punistet qe jane ne Shqiperi.
      Kam vene re edhe ndoca te tjere.Sidomos ish-sigurimsa e ish-spiune e lljo lloj plehu komunist,te cilet jane shume radikale ne retoriken e tyre puniste.
      Keta maskarenj jane mosmirenjohesit dhe abuzuesit me te medhenj me me te shenjten e Amerikes: me lirine!
      Keta jane si ata burracaket islamike,qe emigrojne ne vendet perendimore,e mu aty derdhin vrerin e nje radikalizmi fetar,qe as e imagjinonin ne vendet e tyre.
      Dhe e gjithe kjo,fale lirise shprehjes qe u garantohet ne Perendim.
      Edhe Brozi eshte nje i tille.
      Qe nga Amerika e Lirive, cirret si bolshevik …

      1. Spartaku says:

        Skypion! Na rrofshe trapin.

  2. Tajari says:

    Z.Zef dua t’ju bej Nje pyetje::a ke aplikuar per ne organet e raja te reformes ne drejtesi ? N.q.se ke bere ,good , if not shut the fuck up.Boll me te shitur mendje dhe idera.Shqiperia ka nevoje per njerez konkrete dhe te besueshem tani.

  3. Ollga Toronto says:

    Zef, shqetesimi juaj eshte i drejte,po un mendoj se Luli eshte karagjos,dhe nuk e mer njeri sriozisht,as ai vet,se e di mire ku i perfundon koka me gjithe ato krime qe ka bere.

    1. azis dauti says:

      Luli dhe te tjeret Politikan pa mar parasysh kujt krahu i perkasin nuk jan karagjos esht Populli ai qe i ndjek pas ato mbrojn intersat e tyre e jo te Popullit

  4. "BOHOTINA" says:

    Po hajde o njeri, pse rri kaq gjate larg te sfilitures Shqeperi. Ti i dole kunder perbindshit kur qe ne kulm. Hajde. Na duhe. ne te presim. Ai te rrethoi me tanke dhe ti cave rrethimin e ike, por tani ktheu…

  5. kozmo says:

    EUROPA DHE SHBA NUK PO REAGONNE ASPAK POZITIVISHT , DY FJALE SA PER TE LARE GOJEN KANE THENE . QENDRIMI I TYRE ESHTE DHE NE KOSOVE ,MAQEDONI . NDERKOMBETARET NDIHMOJNE SHUME SERBET , NE KURRIZ TE SHQIPETAREVE . NDERKOMBETARET , NDIHMOJNE MAQEDONASIT NE KURRIZ TE SHQIPETAREVE . JANE PIKERISHT KETA NDERKOMBETARE QE JANE NDARE NE DY PJESE , NJERA PALE NDIHMON BASHEN , NE NJE MOMENT TEPER TE RENDESISHEM DHE PALA TJETER FLET DY FJALE SA PER TE LARE GOJEN . SHQIPERINE PO E SHKATARROJNE PIKERISHT KETA NDERKOMBETARE .
    DORIS PACK ERDHI NE SHQIPERI DHD H LAFGUA DUKE LEND POROSITE BASHES . MBAS 2 DITESH FILLOI PROTESTA . RRUGE ME TE BUKUR PER BLLOKADE TE WETINGUT NUK KA .
    KETO JANE NDERKOMBETARET ,QE NE KEMI VARUR TE GJITHA SHPRESAT . SHQIPERIA NUK KA ASNJE MUNDESI TJETER PERVEC KAUSIG ,TE BEJE PER KETE VEND .
    INJORANCA QE KA MBERTHYER KETE POPULL ,ESHTE ARMIKU ME I MADH !!!!

    1. tradita says:

      O debil, qeveria te jap doreheajen, dhe me qeveri teknike te realizohet vetingu, reforma ne drejtesi dhe zgjedhjet e lira dhe te ndershme. Me qeveri teknike aakush nuk mund t’i kontestoj me keto .kaq nuk e kupton apo je nje i shitur.y

  6. Vesi says:

    Zef, askush si ha rrenat e politikaneve. Populli tashme I vrare prej tyre e di se ka vetem voten, te cilen do e perdor kur te vije koha, ne Qershor.

  7. meleqe says:

    Zef Brozi te ka mbete ora 20 vjet mbrapa. Lul Basha po drejton nje levizje si kurre ndonjehere. Ne na ka vajtur thika ne palce kurse ti na flet nga maja e Amerikes si e nena e Zeqos ne maje te thanes. Rama e ka cuar vendin ne zgip, keshtu qe na lini ne qe zgjodhem te jetojme ne Shqiperi ta vendosim se cfare do te bejme. Ju jeni qytetar amerikan, keshtu qe keni pune me Trump dhe jo me Ramen.

  8. Edmond says:

    Thirrjet per paqe,nuk duhet te ngaterrohem me forca te erreta ,z.Brozi nuk ka rendesi kush je o kush ke qene ka rendesi mesazhi yt .Paqe ,liri per te protestuar ,por gjithmone paqja te jete rregulli per te gjith.

  9. lilo says:

    MELOQE! Ja ke fut kot.
    Rri urtë.Janë të thella këto punë.
    LULUSHI me TRAMPIN I zgjidhin.
    Pi ilaçet dhe fli ti.Hë xhan.!

  10. sot says:

    ????????????????????????????????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje