Disa nga mediat më të njohura amerikane, janë lënë jashtë një takimi informues, të zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë nga sekretari për shtypin i presidentit Trump, Sean Spicer.
Reporterët e New York Times, Los Angeles Times, CNN dhe Politico, nuk janë lejuar të marrin pjesë në një takim informues, pa praninë e kamerave.
Ndërkaq, të vetmet media që janë lejuar të marrin pjesë, kanë qenë Breitbart, One America News Network dhe Washington Times, të gjitha të njohura si media konservatore.
Takimi më pas është braktisur edhe nga reporterët e Time dhe Associated Press, pasi u informuan për ndalimin e kolegëve të tyre. /Përg.: Bjorn Runa
Arsyeja pse nuk jane lejuar eshte sepse japin information te manipuluar shkojne apo jo reporteret e Clinton Network News ( CNN) s ka rendesi sepse lajmin te deformuar do ta japin, Trump Ju kurseu kohen! Mediat si keto te perjashtuarat provuan qe mashtruan jo vetem popullin por edhe Hillary Clinton kur paraqisnin lajme ne favor te Hillary si fituese!