Moska bëhet gati të përkujtojë opozitarin vrarë Nemtsov

26 Shkurt 2017, 12:50Bota TEMA

Moska po bëhet gati për marshimin përkujtimor për udhëheqësin e vrarë rus, Boris Nemtsov, i cili u qëllua për vdekje mbi një urë shumë pranë Kremlinit në vitin 2015.

I ndjeri konsiderohej si reformator, demokrat dhe kish detyrën e ish-zv.kryeministrit nën drejtimin e presidentit Boris Yeltsin.

Veç kësaj ishte një kritik i madh i presidentit aktual Vladimir Putin.

Boris Nemtsov u qëllua pas shpine teksa kthehej për në shtëpi nga një restorant, së bashku me të dashurën e tij ukrainase, mbrëmjen e vonë të 27 shkurtit të vitit 2015.

Për vrasjen e tij, në tetor dolën para gjyqit 5 shtetas çeçenë. Ata mohojnë akuzat e ngritura ndaj tyre, ndërsa të afërmit e Nemtsovit thonë të bindur se, kushdo që të ketë urdhëruar vrasjen e tij nuk do të gjendet kurrë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje