Sa më shumë që kalon koha aq më shumë bindem se Lulëzim Basha është kavia që i vlen doktorit për të provuar shumë gjëra njëherësh.
…Dhe deri këtu s’ka asgjë të veçantë, realiteti i të bërit karrierë në Shqipëri e njeh si fenomen serial këtë.
E veçanta fillon kur merr të analizosh morbozitetin e lidhjes që i mban bashkë dy njerëz, që secili në formën e vet do të hajë tjetrin;
Luli edhe pse person i vetëdijshëm ofrohet vullnetarisht si kavie, por hiqet sikur se di. Doktori nga ana e vet hiqet shumë i sigurtë për natyrën e gjërave, por bashkëjeton orë e sekond me frikën që se lë të qetë as në pension dhe për të ky Lul është zgjidhja jetike. Këtë si duket e kap me vështirësi Luli, ndaj ekzaltohet sa herë doktori ia provon që është ai i zgjedhuri kryesor për tu përdorur. Me sa duket mendon se në këtë formë, një ditë të afërt, doktori do t’ia servirë në pjatë fuqinë e vet. Doktori nga ana e tij është i kënaqur që i është servirur në pjatë Luli, sepse pikërisht ky Lul i duhej për të mbajtur dhe shtuar fuqinë e vet dhe sìgurisht i vetmi që nuk ia cënon. Nuk mund ta them kur kjo marrëdhënie perverse do të hasë fundin e pashmangshëm, por një gjë është e qartë; kjo lojë pasimesh të ulëta e ka futur në krizë pa kthim identitetin e forcës politike opozitare më të madhe në Shqipëri.
Dhe problemi nuk qëndron tek shpërbërja e një strukture politike, pasi partitë e kanë një cikël të tyrin që mbaron, duke i hapur rrugë krijimit të qendrave të reja ideleogjike dhe të interesit, por tek fakti që s’po vjen si një proces i natyrshëm. Po insistohet të defaktorizohet opozita shqiptare në kulmin e nevojës për opozitë dhe për këtë fajtor do të kujtohet vetëm një person. Luli, i riu, që në vitet 90 ishte fëmijë dhe sot do duhej të ishte risi për vetë mentalitetin dhe kulturën e të bërit politikë, aq më tepër që ka jetuar dhe është shkolluar në një vend të lirë e demokratik, sic është Hollanda, pa qenë nevoja të jetë tapeti i askujt. Fatkeqësisht, si gjithnjë fatkeqësi në këtë vend, ky person zgjedh t’i përshtatet e biles ta tejkalojë hipokrizinë e nomeklaturistit plak dhe nuk e them nëse e bën për naivitet apo sepse demokracia shqiptare pluskon në nivelin më të fëlliqur të kompromentimit të saj, por në sytë e djalit gjysëm hollandez, unë përfundimisht dalloj një mosvlerësim për vendin ku ka lindur. Duket, që me vullnetin e tij të lirë as nuk ka dhe as do të kishte zgjedhur ndonjëherë të jetonte në Shqipëri. I gjendur në këtë pastice, rastin e shikon si oportunitet dhe e elektrizon ajo idea e dorës së pokerit me 4 as-a ku mbledh gjithë sa është mbi tavolinë dhe ia mbath fitimtar…
Me sy hapur kjo ka shans 1 në 10 milion t’i ndodhë Lulit dhe nëse ka ndërmend vërtetë t’ia mbathë një ditë, më mirë ta bëjë nesër në mjes herët, mundësisht pa lënë adresë, sepse më fitimtar se sot s’ka për të qenë kurrë. Sa kohë ky personazh të rrijë mes doktorit të sëmurë që s’e lëshon me gjithëfarësoj marifetesh dhe militantit me zero sens kritik, mundësia më e madhe është ta shohë veten shumë shpejt nën rrënojat PD-së. Doktorit s’do t’i shkojë shumë dhe do t’ia heqë edhe tullën e fundit nga themelet. Njerëzit egoist si Saliu janë totalisht të përqëndruar tek vetvetja dhe nuk janë në gjendje të ndërtojnë diçka që vazhdon edhe kur ata s’janë. S’mund ta pranojnë kurrsesi mitin e një organizate pa qenë vetë në qendër, aq më tepër kur kanë lënë erë të keqe nga pas.
Praktikisht Saliu po e përdor Lulin për t’i trashëguar mëkatet e veta dhe sapo t’ia ketë kaluar të plotë aktin, do ulë perdet dhe do fikë dritat e PD-së. Ai do të mbetet fitimtari dhe Luli fajtori. Do bëjë me Lulin, PD-në e gjithë të tjerët atë që bëri me idealet për demokraci të shqiptarëve. I përdori sa kohë iu deshën për pushtetin e famën e vet e sapo këto ideale filluan të hynë në fazën e materializimit, ai për shkak të konfliktit personal të interesit nisi t’i trajtojë si propagandë armike. Kush pati pushtet këto 26 vite se ka të lehtë t’i dali para qoftë dhe idealeve të veta, por e di që historia pa këtë përballje nuk hedh asnjë rresht. Ka nga ata që e ndërmorën të ndërgjegjshëm këtë rrisk, por ka edhe psikopatë si doktori që i bëjnë rezistencë me ç’të mundin, me Lulin që përdoret si mish për top, me heshtjen e të korruptuarve, me kakarisjen e ndonjë budallai apo budallaqe tjetër që shërben sa herë duhet ndezur rivalitet në kotecin e doktorit. Me pak fjalë i madh e i vogël me rregjizor de jure Lulin e de facto doktorin, po punojnë për një telenovel që projektohet çdo ditë në bulevardin e Tiranës me titull “Partia Demokratike strehë e korrupsionit dhe e prapambetjes”.
S’ka fyerje më të rëndë, për një forcë që fillimisht patì krejt tjetër projeksion, atë të aspiratave për liri e shtet të së drejtës të qindra mijra njerëzve që e deshën nga distanca dhe pa interes.
Ku janë sot këta njerëz?!
A ka shqiptarë që besojnë prapë te Partia Demokratike dhe jo se demokracia është Saliu?! Duhet të çoheni dhe t’i vini fre këtij pengmarrësi që s’do njeri me integritet afër. Lidheni në çmendi dhe vendosni njerëzit e duhur dhe të papërlyer në krye, ata që janë profesionistë dhe mendojnë për të mirën e vendit sepse ka plot, por i kanë eklipësuar dhe i eklipësojnë cdo ditë këta lugetërit me propagandë të pistë. I gjithë operacioni zgjat 1javë, s’ka kosto dhe i sjell vetëm të mira demokracisë shqiptare.
… E pastaj protestoni e vetëm protestoni, sepse është detyrë e opozitës, por bëjeni këtë për hallet tuaja, jo për hallin e Saliut që s’di ku të fshehë milionat.
Ne pergjithesi eshte ashtu sic ju keni bere kete anize, por ti harron qe Luli i ri eshte i inkrimiminuar, me rrugen e kombit, me vrasjet ne bulevard , me shitjene detit, e me gjera te tjera nga periudha e Bashkise se Tiranes, dhe keto jane arsyet me te forta qe Luli ben si trim dhe degjon saliun, Po te mos ishin keto inkriminime qe ai ka mbi kurrizin e tij, ta dish qe Luli do ishte dorehequr me kohe dhe do i ishte kundervene Saliut, Prandaj ai vazhdon me gjuhen e saliut dhe ndjek veprat e tij, per keta dy njerez nuk ka rrugezgjidhje, jane te inkriminuar ne palce!
Por, nag ana tjetër, po të mos ishte Luli i inkriminuar, as nuk do të ishte aty ku është, se do t’ia pamundësonte Saliu. Saliut i duhej një vëlla siamez.
E moj Keti, me duket se artikulli yt do te thote; ” ee a doni me per Belulin?”
e ne qofte se nuk arrin te kuptosh perse e kam fjalen po ta shpjegoj; duket sikur e ke shkruajtur per vehten tende kete artikull. Nese jo, meqe je kaq e zgjuar mblidhu e krijo nje parti te vertete demokratike duke lene jashte salerat e lulute..
keshtu moj goce e mbare..
Luli nuk eshte asgje me shume sesa paterica ku mbahet doktori.
Vetingu me dashjen apo padashjen e tyre do behet , te jesh e bindur qe ate dite do drejtojne gishtat drejt njeri- tjetrit me fjalet “faji eshte I yti “
Luli esht hija e njerkut te tij Sali.Cfare i thote njerku i tij Sali ben.Por njerku njerk esht ne finale do e djege e vete do te dale luge lame sic eshte mesuar
Sa rralle qellojne femrat edhe bukuroshe edhe te mençme.
Duket se zonja BAZHDARI eshte nje nga ato.
Zonja Bazhdari!
Sot ne keto momente,Shqiperia ka nevoje imediate me shume se kurre,te rizgjohet,te shkundet mire,te ndergjegjesohet dhe sejcili te dije te perdori armen e vetme ligjore ,voten e tij.Shkrimet e tua me ngjallin ndjesine dhe kenaqesine, se vendit, tone nuk i mungojne intelektualet.Njekohesisht me rritet shqetesimi se i mungojne patriotet e vertete.
Te pergezoj me respect
Luli shfaqje e trishtueshme e Saliut.Sa keq qe Shqiperia mbet hala pre e kesaj neperke te vjeter me emrin Sali qe kesaj here shfaqet me fetyren e Lulit te vogel
Nje analize e persosur. Bravo! Saliu nuk ka lene gje pa bere, kjo dihet. Luli e tha qe diten e pare se do vazhdoj rrugen e tij. I kenaqur qe me tere ato marifete i fali partine.
Lulin ka kohe qe e perdor per kete dite perversi Sali. Po ta vini re ne tre ministrite nuk e linte me shume se 2 vjet per mos u diskretituar, po nuk e shpetoi dot. Ne bashki nuk e hiqte dot do ti bente 4 vjet dhe e dini se ç vrime ne uje beri! Tani budallai kerkon shtetin… Mjeran
Ky vend nuk behet sa te jene akoma ne qarkullim keto mbetyrina te se shkuares.O Lul o pis o kopje boll se ju ka dale boja
Respekt zonja Bozhdari! Jane te verteta ato qe po thua.Luli Basha do ngelet luli,bukurosh me floket me xhel.Nuk ka per t’u bere kurre kryetar i pd-ke,se ne ate parti militojne hienat qe shqyejne njera tjetren. Por eshte shume e vertet se ne pd-ke Saliu ka lene nje ere te keqe qe ndihet me kilometra.Nuk und t’i afrohesh dot asaj partie.Dikur ajo u krijua si parti e shpreses,por sot ajo eshte shdrruar nje parti e se keqes,e shkaterrimit total,e mashtrimit,destabilizimit, dhe e agresisvitetit.Larg nga kjo parti fashiste.
Doktori ka 26 bjet qe ben eksperimente me ne e nderuar
Luli esht kavia e doktorrit qe e ka leshu ne popull dhe po i pin gjak kti popull
Lulezimi I ben thirrje njerezve per shpim gomash , zhgulje flokesh, gjuajtje me gure, shkapetje kembesh dhe per kete ka zgjedh cadren.
Te gjitha keto do I ndodhin atij , Sali Berishes dhe cdo hajduti tjeter qe ka guxu te vjedh xhepat e Shqiptareve.
Ne njerezit e thjeshte duam vetingun , fundi I tyre eshte me afer se kurre.
Pergezime per shkrimin Keti ?
Keti ka kohe qe ju ndjek ne shkrimet tuaja , te pergezoj ne cdo analize. Shkodra duhet te jete krenare qe ju ka ?
Me shkrimet , qe ka publikuar kjo zonje , kam krijuar pershtypjen se I shkruan me doren dhe mendjen e saj . Ka talent dhe culture , sepse di te shkrije postalate te te gjitha shkencave . Meriton falnderime . Zgalem
Luli & kompani kan frig vetingun se kan vjedh aq shum saqe parat tona kan perfundu ne tailand dhe sot rrin ne cader se kan frig se ju dalin sheshit pislleqet
Mund te beni ndonje shkrim pa epitete.C’do njeri ne jeten e perditshme ka nje rol.Edhe ju vete po ashtu.
Shume bukur me argmmenta dhe e analizuar profesionalisht dhe politikisht . Bravo moj vajze ! Tung
Shume bukur me argmmenta dhe e analizuar profesionalisht dhe politikisht . Bravo moj vajze ! Tung
Shume bukur me argmmenta dhe e analizuar profesionalisht dhe politikisht . Bravo moj vajze ! Tung
Arrogant i pafytyrë që fyen kështu Njerinë…
27, Shkurt 2017
Nga Arben Duka
Ke dhjetë ditë që s’ke pushuar,
mendon se po ngre tërmete,
dhe ende se ke kuptuar,
se po flet vetëm me vete!
Dhjetë ditë që aty ke,
nuk të kishim parë kaq herë,
dhe s’e dinim që ti ke,
një kulturë kaq të mjerë!
Kryetar i opozitës,
asnjeri nuk të tha: “Plaç!”,
edhe pse në mes të ditës,
flet më keq se një rrugaç!
Mor na ke mahnitur krejtë,
kur me orë të tëra leh,
ku e gjen atë të drejtë,
që t’i thuash tjetrit: “Pleh!”
Thoma Gëllçit ju drejtove,
me një gjuhë rruagaçërie,
dhe të gjithëve na shkaktove,
ndjenjë të thellë neverie!
Arrogant i pafytyrë,
që fyen kështu njerinë,
ç’do bësh me gjuhën e ndyrë,
nëse merr ti qeverinë?!
Nga kjo injorancë tipike,
kurrë mbështetje s’do të kesh,
tetë vjet në shtëpi publike,
dhe më hiqesh virgjëreshë!
Ti po shaje si askushi,
në çadër të brohorisnin,
Neranxi me shokun Hushi,
entuziastë duartrokisnin!
Të gjithëve na bëre pis,
kërcënime e të sharë,
PD-ja u katandis,
të të ketë ty kryetar!
Shumica e deputetëve,
aty kanë nivelin tënd,
ndaj sot e në jetë të jetëve,
nuk bën përpara ky vënd!
Ti ke qenë në fillore,
kur PD pushtetin mori,
po kish figura madhore,
si Meksi dhe Arbënori!
Që shkëlqenin nga kultura,
nuk nxinin si bythë kazani,
kanë mbetur nga ata burra,
vetëm Ruli dhe Selami!
Mund të ketë ndonjë në hije,
që s’po e kujtoj këtu,
të tjerët me ty në krye,
janë për t’u ngarku me dru!
Bëre mirë Lulash mavria,
që s’e mbajte gjuhën butë,
të shikojë Shqipëria,
ç’injorantë dhe harbutë!
Ç’injorantë dhe harbutë,
kërkojnë pushtet pa fre,
po kanë ikur dhe nga trutë,
që kërkojnë votë nga ne?!
I bëjnë punët me ërre,
flasin dhe dëgjojnë vetë,
hidhni sytë në çadëre,
dhe shikoni kiamet!
(Komemt me te mire nuk ka)
Bravo Bazhdari ! Analize me te mire nuk gjen. Luli gjithmone e me shume po e nxjerr veten te paafte per te qene drejtues partie e jo me drejtues qeverie , duke arritur deri aty qe mund te them budalla pa tru qe nuk e kupton qe po perdoret nga Saliu deri ne fundosje te tij. Ne fakt me i rrezikuari nga vettingu eshte Basha me tre procese gjyqesore qe i ka te hapura : triga e kombit , vrasjet e 21 janarit etj etj. Bravo dhe njehere vajze.
MBESHTETIA e EDI BARZHANIT eshte ATDHETARIZEM.
Sa lexova kete shkrim me komentet pasuar thuajse ne iso, bere asaj zonje te nderua,Keti Barzhdari, them se nje vezullim i Ri, doli ne horizontin politik shqipatar. Duhet perkrahur sa degjuar e lexuar shkrimet e saj. ceshtia eshte sa ka pas ne konceptimin e saj, per mbrodhesite e punes.
Po nenvizoj thenien e “pokeristi”.. te rizgjohet shqiperia..se nuk i mungojne intelektualet e vertete atdhetare. .
Ketij shkimi, qe nje germe si mbetet pa lexuar aqe dhe komentuesit ,qe i gjejme te flasin me llogjike si te me sipermit me nonje perjashtim .”Zagalemi e ka vleresuar drejt. Ta mbeshtesin mbare atdhetaret vendimarre,nga te kudondodhur shqiptare. Situata eshte teper kritike duhet kujdes nga “ujet nen rrogos”.Luli me deklaratene tij per LUFTE,ta dije se ce pret, ne ka LIGJE dhe ligjzbatues ne vendin tone.me ashiqare, Thirie anti shqiptare,me koshience te plote dhe ne ato mjedise, nuk ka.
Dhimbia e madhe .
Edhe Rama beri aksperiment me ty dhe Spiropalin. Deshtoi nga babezia dhe injoranca qe ju karakterizon.
me kane thene se je bere si nena e termetit pas pjelljes dhe do te nderrosh seks. Po e bere dhe kete do te thote qe je e paarritshme! Hugs
Meritoni nje Bravo te madhe.I keni kaluar ne skaner qe te dy,si ustain “qoftelarg” ashtu dhe cirakun,fotokopje te tij.Por une kam nje cudi te madhe.Si ka mundesi qe ne spektrin e djathte politik nuk po del dikush,personalitet politik apo dhe force E RE politike, qe te binde dhe te frymezoje elektoratin e djathte shqiptar dhe te braktise keta shemtira te mbledhura ne te ashtuquajturen parti demokratike.Me duket se ka ardhur koha qe elemente te djathte me integritet te kapin momentin dhe tani,para zgjedhjeve,publikisht, te dalin ne konference shtypi,me program te vertete demokratik te shpalosin platformen e tyre dhe te kerkojne voten e elektoratit te ndershen te djathte shqiptar,sepse duke mos patur tjeter force politike te besueshme opozitare shume njerez te djathte votojne per “penicilinen”,”dezinjatoren”,lulashin etj.Bamir Topi dhe partie e tij nuk meriton te qendroje si garniture dhe si mbushes topi i te djathtes por te udheheqe te djathten,duhet te zgjohet dhe te kaperceje vetveten.Vetingu s’ka pse mbetet ne dore te saliut e te lulit.Djallezise se PD-se per formimnt e komisioneve te vetingut me paritet duhet t’i gjendet zgjidhja,sepse populli por dhe nderkombetaret tani i njohin mire kush jane “lideret” e PD-se dhe synimet e tyre.Bol me me Saliun dhe me Kryecadren e kompani.