Prokuroria regjistron procedim penal për kreun e PD, Lulzim Basha

27 Shkurt 2017, 15:54Politika TEMA

Prokuroria e Përgjithshme ka regjistruar procedimin penal në ngarkim të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas padisë së Policisë së Shtetit ditën e shtunë.

Policia e Tiranës i ka referuar materialet proceduriale Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të kryetarit të PD, Lulzim Basha, për thirrje publike për veprime të dhunshme.

Kryetari i PD ndodhet në kushtet e veprës penale, pasi neni 223 i Kodit Penal sqaron se thirrjet e bëra publikisht për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues, dënohen me gjobë ose me burgim në tre vite.

Në komunikatën për shtyp të policisë thuhej se “në datë 24 shkurt 2017, rreth orës 12:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në çadrën e ngritur, z.Basha, në fjalën e transmetuar drejtpërdrejt në media, ka bërë thirrje nxitëse ndaj qytetarëve të reagojnë dhunshëm ndaj institucioneve shtetërore“.

Doni luftë, luftë do të ketë. Shpojuani gomat e makinës, thyejuani xhamat…… ora t’i marrim zvarrë në këtë shesh...”, citohet Basha.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme”, parashikuar nga neni 223 i Kodit Penal, i cili parashikon “Thirrjet e bëra publikisht për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”.

7 komente në “Prokuroria regjistron procedim penal për kreun e PD, Lulzim Basha”

  1. koha jone says:

    Prokuroria do ta gjobisi me 200 mije leke dhe kjo ishte e gjitha . Del perseri dhe behet garip, se ka miliona dhe nuk ja ndien per gjobat .

  2. Kris says:

    Dihet vendimi i Llalles! Nuk ka veper penale! Eshte deklarate politike! Duhet t’i marri leje Berishes dhe Metes!

  3. Bardhi Tolabi says:

    Le te denohet edhe me gjobe,mbas kesaj do e zere ligji i “DEKRIMINALIZIMIT”dhe te puthet me Milon pastaj,per endra me kolltuk kryeministri…Por kam frike se,prokuroria e Saliut,do e nxjerre mbas hetimit,se nuk perben objekt ceshtje hetimi penal…

  4. Kole shuli says:

    Po tani qe ka nje padi penale per gjykim ne gjykate a e ze ligji i dekriminalizimit.Lulzim Bashen per te vene kanditaturen per deputet.

  5. Dritani USA says:

    Me mire do ishte te nxirej i papergjegjshem sa per te cpuar gomat dhe te thyej xhamat Luli te ha mune.

  6. KORÇARI says:

    Futini një gjobë nja 800 milionë lekë dhe kusht që sa herë të bëjë thirrje të tilla të paguajë 800 milion leka ti ikë truri. Dhe pastaj le të dalë të shesë pordhë.

  7. Milan says:

    Po te vjen fundi i kamariri i rinasit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje