Thirrjet për dhunë të Bashës, flet Tahiri: S’do ta pranoja si komshi, jo kryetar të opozitës

27 Shkurt 2017, 12:55Politika TEMA

Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka firmosur bashkë me një grup deputetësh peticionin për implementimin e reformës në drejtësi.

“Për ne ka shumë rëndësi t’ia bëjmë shumë të qartë publikut se këtu ndahen dy botë: ata që duan që drejtësia të jetë peng – dhe ata që duan që drejtësia të jetë e lirë e të vendosë në bazë të ligjit e të së drejtës, jo sipas muskujve e parave. Ata që duan që Shqipëria të jetë më e drejtë – dhe ata që duan që Shqipëria të mbetet peng e gjyqtarëve të korruptuar.

Nëse je një qytetar që të kanë vjedhur pronën dhe këtë e ke faturë nga një gjyqtar i korruptuar, nuk ka rëndësi nëse je me Partinë Demokratike apo Partinë Socialiste, eja firmos! Në mënyrë që ta bëjmë Shqipërinë më të drejtë.

Nëse je një qytetar që e ke ende mbi shpinë damkën e atij që të ka dhunuar apo shkelur të drejtën për shkak të një gjyqtari të korruptuar, nuk ka rëndësi me cilën Parti je, eja bëhemi bashkë dhe firmos për Reformën në Drejtësi dhe Vetting-un! Në mënyrë që Shqipëria nesër të jetë më e drejtë.

Ky proces, e ritheksoj, ndan dy botë: të Shkuarën, që dëshiron ta mbajë drejtësinë peng – dhe të Ardhmen tonë e të fëmijëve tanë, që duan një Shqipëri më të mirë e më të drejtë.

Sot gjyqtarët e korruptuar dhe ajo pakicë që i mbron gjyqtarët e korruptuar, kanë kundër shumicën dërrmuese të shqiptarëve”, tha Tahiri.

I pyetur lidhur me thirrjet për dhunë të bëra nga lideri i opozitës Basha, Tahiri tha se nuk mund ta kuptojë këtë agresivitet.

Më tëj ai u shpreh se në bazë të performancave të fundit të Bashës, nuk do ta pranonte as si fqinj dhe as si kreun e opozitës.

“Nuk i kuptoj deklaratat agresive, arrogante apo qëndrimin fodull të këtij njeriu që personalisht me këto karakteristika nuk do të pranoja ta kisha as komshi, jo kryetar të opozitës”, përfundoi Tahiri.

2 komente në “Thirrjet për dhunë të Bashës, flet Tahiri: S’do ta pranoja si komshi, jo kryetar të opozitës”

  1. Impotenti says:

    Leri komshiun o Tahir! Nese ka shkelur ligjin kerko padine e tij sic do beje per cdo njeri pa imunitet politik nese bente nje gje te tille! Nese ligji eshte dhe funskion ndryshe per ju politikanet apo nese nuk ke bythe e mustaqe, thuaj atyre policeve te tu qe te pakten mos bejne deklarta se do e padisim e pordhe te tjera! Boll me dyfytyresine aq me teper kur e beni kete duke firmosur peticionin! Impotence quhet kjo!

  2. Zigur Qarri says:

    Jo komshi(turqisht),por fqinjë.
    Duke mbrojtur Prengen;Rroshin e kompani,do te plotesoni ju reformen ne drejtesi?!
    Manipulimi i “shumices” per nje qellim politik,eshte si abuzimi i diktatoreve qe veprojn me shprehjen”ne emer te Popullit”.
    Kur do te kuptoni me ne fund,qe opozita eshte vlere per te korigjuar poziten kur gabon?
    Kur ju qe jeni”eLITA iNTELEKTUALE” nuk kuptoheni me njerin tjetrin,vaj halli te tjeret!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje