Jean-Hebert Armengaud
Evropa Juglindore u rikthye në vëmendjen e publikut me « rrugën e Ballkanit », e trishtë dhe e njohur më 2015-2016, nëpër të cilën tentuan të kalojnë dhjetëra e mijëra refugjatë, që iknin nga lufta civile siriane, duke kërkuar të shkonin në Gjermani, Agli, Suedi etj. Rezultati ? Bllokim në kufij dhe ngritje muresh. Shkak apo pasojë ?
Të vëna para presionit populist e nacionalist, marrëdhënient mes këtyre vendeve fqinje nuk kanë qenë kurrë më parë kaq të acaruara sesa gjatë kësaj krize. Vatra më e fortë e tensioneve mbetet akoma Bosnjë-Hercegovina, e ndarë midis Federatës Kroate-Boshnjake dhe Republikës serbe të Bosnjës-mbi të cilën vigjëlon Beogradi. Nga njëra anë, Vladimir Putin i nxit duke marrë pjesë në armatimin e rajonit. Nga ana tjetër, shtrohet me shqetësim pyetja nëse Donald Trump, me parullën e tij, « Amerika në plan të parë » ( America first ) do t’i garantojë marrëveshjet e brishta të Dayton-it, të nënshkruara me nismën e SHBA-ve më 1995 për t’i dhënë fund luftës civile në ish-Jugosllavi.
Nën telat me gjemba të kufijëve, një konflikt i ri fermentohet me rrezikun e një « ballkanizimi »- një term i kthyer tashmë në gjenerik për të emërtuar shpërthimin e një shteti apo të një rajoni. Po a mos është krejt Evropa në rrugën e një ballkanizimi ? Në perëndim : Brexit-i i ka dhënë idetë Marine Le Pen-it dhe, në Holandë, liderit nacionalist, Geert Wilders. Në lindje: grupi i Vishegradit (Polonia, Hungari a, Republika Çeke, Sllovakia) ka shtuar kritikat ndaj institucioneve evropiane. Sigurisht, këto janë krejtësisht indiferente ndaj krisjeve ballkanike. (Courrier international)
Përgatiti: Gjovalin Kola