Nuk ka fund çoroditja e Partisë Demokratike! Kampionët e zullumeve dhe padrejtësisë, çdo ditë që kalon po degradojnë të strukur brenda “çadrës” së tyre, me një apati totale mendimesh, kauzash, idesh dhe artikulimesh, sepse e tillë nisi protesta anti-veting: “Ta ngrejmë njëherë çadrën… pastaj le të dalë ku të dalë…!”
Por, kauzat nuk lindin nga hiçi! Nuk lindin prej kohës që kalon…! Ato nuk janë ide që të vijnë nga ëndërrimet pas përgjumjes në çadër! Nuk janë psherëtima “mendjendriturish” në vesh! Ato nuk “ushqehen” nga udhëtime militantësh me autobuz, as me pica, as me qofte dhe as me raki. Shqiptarëve nuk i ka munguar “ahengu” i padrejtësisë.
Kemi “hedhur” boll valle nëpër dyer gjykatash! Ne nuk e kemi dashuruar kurrë “ahengun” tuaj, por atë tonin, të varfër… por të drejtë! Me qofte, muzikë e raki, ka qenë i vetmi motiv, për të larguar brengën e shpirtit, nga ajo që na vrau e na ndau gjithë këto vite… padrejtësia!
Por ju, u kapardisët e u ngrefosët! Na i shitët karshillëk popullit, sikur të ishit në javën e modës, e jo në një protestë kundër varfërisë, papunësisë, skllavërisë, duke mashtruar se do luftonit!
Jo, ju nuk talleni dot më me ne! S’mund të na bëni më karshillëk me kostumet tuaja, as me palltot, çantat, e aksesorët disa mijëra euro, më të lirin prej tyre, do ta kishte zili edhe miliarderi më i madh i botës. Kur them botës, e kam fjalën atë të drejtësisë, se në atë të padrejtësisë, ju nuk e keni problem të gjeni “shok”! Vetëm syzet “Chopard” prej ari të Mirit të Gërdecit, vlejnë sa gjithë dhëmbët që mungonin në gojën e protestuesit, të kthyer imazh i skamjes në rrjete sociale…!
Si guxoni të talleni me ata dhe me ne! Si guxoni të na bëni karshillëk, me ca vakte ushqim, për të shpëtuar “gostitë” tuaja! Si guxoni, të na mbani peng ne dhe drejtësinë, për të shpëtuar vilat dhe miliardat tuaja! Si guxoni, të pengoni drejtësinë, që na la pa asnjë “dhëmbë” në gojë! Si guxoni, të mbroni padrejtësinë, prej të cilës nuk na kalon kafshata e ushqimit në stomak! Mallkuar qofshi!
Të gjendur pa ide, u munduat të kopjoni modelin e çadrës së grevës fisnike të urisë së vitit 2010. Them fisnike si e para grevë, e cila denoncoi me “uri” vjedhjen e votës, e jo me bankete e muzikë për të përkëdhelur qejfet tuaja. Tentoni të entuziasmoni masat me ngritje dronësh, sikur të jeni në Beograd, por harroni se “Beogradin” na e latë peshqesh prej vitesh me vepra anti-kombëtare duke furnizuar makinën e tyre të luftës, për të masakruar popullin kosovar, apo shitjen e trojeve që edhe sërbi më nacionalist do t’i u kishte zili.
Kopjuat sloganin e presidentit “mik” imagjinar, që as ju ka në “listë”. Por ju nuk u ndalët, duke ëndërruar me delirin prej të marrësh që ju ka pushtuar, duke deklaruar se tashmë për ju ka ardhur momenti: Për ta bërë “Shqipërinë edhe njëherë madhështore” (Make Albania Great Again). Të çmendurit mund ta imagjinojnë Shqipërinë tuaj “madhështore”, se njerëzia që quhet popull, do tmerrohej dhe lebetitej nëse madhështia e Shqipërisë ishte ajo, që na latë ju.
“Të marrin e mburr hija e tij”, por ju as hije nuk latë në këtë vend, sepse nuk pamë asnjë ditë me diell. Seriozisht, apo çmendurisht, doni të na e ktheni përsëri Shqipërinë e “madhërishme” të veshur me të zeza nga ju, kur bota shqyente sytë dhe friksohej, sepse nuk kishte vit që mos të bënit një mënxyrë.
Shqipëria juaj, ka qenë “madhështore” vetëm në tragjedi, si ajo e “21 Janarit, “Gërdecit”, grusht shtetit të 14 Shtator 1998, për të mos përmendur trazirat dhe jetët e humbura në vitin e mbrapsht ’97.
Modeli juaj “madhështor” është ai, që mban vendin peng të padrejtësisë. I vetmi model “madhështor” i juaji, është ai i dhunës, të asaj vepre të ligë, që fare mirë e keni treguar prej ditësh, që kur në çadrën tuaj kanë filluar grushtet e para, për të plotësuar “epshet” dhe thirrjet e “kryetarit”.
Kemi qeshur se nuk qanim dot! Kemi udhëtuar me autobuz qindra kilometra, për të gjetur drejtësinë, nëpër dyer gjykatash, e për fat të keq, nuk na u “përgjigj” kurrë…! E sot, që na jepet mundësia, ju tentoni të na e flakni tutje në mënyrën më të shëmtuar të mundshme…!
Kauzat janë revoltë e brendshme shpirtërore, kundrejt çdo padrejtësie. Ato burojnë krejt natyrshëm, janë domosdoshmëri për prosperitet. Kauzat nuk vijnë me përgjumje në çadër dhe as duke “grabitur” modelet e atyre që sakrifikuan me gjak dhe me jetë.
E tani më shumë se kurrë, vendi ynë po kalon provën e tij më të madhe, testin e vetingut! E vetingu nuk është shaka, që do t’i u ledhatoi në shpatulla dhe t’i u fërkoi ballin ju, o të pa turp! Vetingu është grushti i fundit, që do merrni nga të genjyerit dhe zhgënjyerit, nga të varfërit dhe të vobektit, nga nënat, motrat e gratë e atyre, që i keni veshur me të zeza.
Vetingu, ky grusht që po i’u vret pa i’u goditur, ka për t’i u gremisur, që Shqipëria të filloi të bëhet një “Zonjë e randë”, siç e meriton… e madhërishme dhe e veshur me të bardha!
E drejt,te lumte dora
Bravo Bala.
Bravo Enri !
Ti je zeri yne Anri Bala!
Të lumtë pena, sikur ke folur dhe për mua, dhe për tim shoq, për fëmijët e mi, për të gjithë shqiptarët e vërtetë që duan shtetin që e shkelën me këmbë dhe e veshën me të zeza, këta hipokritë, hipokritë them unë se sa ishin në pushtet as që e lodhën kokën për popullin.
Me qarte e me bukur nuk ka ku veje,bravo Anti Bala megjithese je nje djal i rri ,je shume talent e i kuptudhem si dhe trim
Me qarte e me bukur nuk ka ku veje,bravo Anri Bala megjithese je nje djal i rri ,je shume talent e i kuptudhem si dhe trim
Z. Anri, cdo respekt per artikullin e shkruar, bravo!!!
Te lumte more djale ,
Gjate Luftes se Dyte Boterore, Radio Moska, kishte nje gazetar qe kur komentonte frymezonte miliona degjues per fitoren e ardhshme te popujve te Bashkimit Sovjetik. Kur e kishte degjuar Hitleri kishte thene se kur te marr Mosken ate do ta var per gjuhe.
Andri eshte pasqyra e atij gazetari te madh. Tani ai ka perballe nje fashizem te nje tipi te ri, ai që quhet DEMOFASHIZEM, jo me ne krye HITLERIN, por me SALI BERISHEN & Co. Ne te gjithe kemi nje lufte, duhet ta fitojme, që populli yne te çlirohet nga kjo fare e poshter demofashizmi.
Po e mbyll me parrullen e Luftes Antifashiste Nacional Clirimtare……
????? FASLLIÇ-SALIZMIT ✌️✌️✌️✌️✌️✌️ POPULLIT
SUPER SHKRIM
Nje shkrim qe flete nje te vertet qe drejtesia duhet te veproi per te gjithe te kqiat qe keto kriminele i kane ber njerzise per 26 vjete
Dakort ,po per vampirin hoxha pse nuk shkruan ndonjehere per bemat e tij kriminale,sepse per Zogun ke shkrojtur ,te ta them une ,sepse je enverist !Kjo eshte e keqja me e madhe e jotja,nostalgjik i nje kryekrimineli qe i nxiu jete shqiptareve 50 vjet !
E keni shkruar shum bukur ate qe mendojne shumica e Shqiptareve. Kjo eshte e verteta e madhe te cilen ne kerkojme, shtet i se drejtes, ne te cilin keta prokuror e Gjykates te korruptuar nuk kane vend. Friken e PD, e kemi te qarte te gjithe por me sa duket asnjeri nuk e ndihmon dot.
bravo.egzaktemo.