Në Kenia u gjet një rezervë ari me vlerë 1.65 miliardë dollarë.
Zbulimi u bë nga kompania britanike e minierave “Acacia Mining”.
Ministri kenian, Dan Kazungu, deklaroi se është gjetur rezervë të madhe ari në korridorin Liranda, në rajonin Kakamega.
Kjo do të ndihmojë në zhvillimin e industrisë së gërmimit të mineraleve në vend.
Nga ana tjetër, Drejtori i Hulumtimeve i “Acacia Mining”, Tim Sharp, u shpreh se ari i gjetur, është me cilësinë më të lartë deri tani në Afrikë.
Nxjerrja dhe përpunimi i arit në fjalë mund të zgjasë deri në tri vite, duke shtuar se këtë vit do të shpenzojnë 12 milionë dollarë për observimin në kuadër të projektit në Kenian Perëndimore.