Gjermania kërkon Vetting-un/ Ministri: Investimet në Shqipëri do rriten kur të rritet siguria juridike

2 Mars 2017, 15:46Politika TEMA

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka zhvilluar një konferencë për shtyp me Presidentin e Landit te Hessen në Gjermani, Volker Bouffier. Gjatë fjalës së tij ministri Klosi tha se Shqipëria ka dalë nga lista e 10 vendeve që kërkojnë azil në Gjermani, ndërsa u shpreh se tashmë punësimi në Gjermani është vetëm përmes kualifikimit dhe punësimit legal.

“Te dhënat me te fundit nga autoritetet gjermane, Shqipëria ka dalë nga lista e 10 vendeve që kërkojnë azil në Gjermani. Koha na dha të drejtë që vala e largimeve 2 vjet më parë ishte mashtrim. Tani punësimi është vetëm përmes kualifikimit dhe punësimit legal.

Me Gjermaninë, projekt për punësimin sezonal të nxënësve të arsimit profesional. Gjermania kërkon kryerjen e shpejtë të reformës në drejtësi. Përshëndes qëndrimin e qeverisë gjermane qe nxit miratimin e shpejtë të reformës në drejtësi”- tha Klosi.

Ndërkohë në fjalën e tij, Volker Bouffier tha se reforma e gjyqësorit duhet të vazhdojë dhe Shqipëria ka në krah Gjermaninë. Ai u shpreh se do rriten investimet gjermane kur të rritet siguria juridike.

“Qëndrimi jonë është i qartë, do investohet në Shqipëri kur të rritet siguria juridike. Qëndrimi i Gjermanisë është i qartë, vijoni me reformimin e gjyqësorit. Jemi këtu për të ofruar vetëm punësim legal në Gjermani. Profilet e kërkuara janë ato me kualifikim profesional”- tha zyrtari gjerman

3 komente në “Gjermania kërkon Vetting-un/ Ministri: Investimet në Shqipëri do rriten kur të rritet siguria juridike”

  1. tema says:

    Gjermania e ka shajzen me ne

  2. Timi says:

    Çështja është që nuk pjerdh Basha e Berisha për investime. Kanë për vete mjaft. Për punësimin e popullit nuk pjerdhin.

  3. behar says:

    Mor shkerdhata ju behet qejfi qe gjermanet edhe ata bythqima me bekimin tuaj ja arriten ti kthejne shumicen e shqiptareve qe kishin kerkuar strehim dhe te dekurajojne shume te tjere te mos kerkojne me strehim atje sepse ju i keni siguruar “te gjitha te mirat atyre”ne atdhe.Keni siguruar milionat per vete, por kur te vije sahati nuk do dini se ku do shkoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje