Për Shqipërinë heshti, UEFA përjashton Aytekin ?!

10 Mars 2017, 21:45Sport TEMA

Dy arbitrime të kontestueshme në harkun e katër muajve. Por, në fund, dy standarde të ndryshme të përdoruara nga UEFA.

Nëse në Nëntor të 2016-ës në ndeshjen kualifikuese të Botërorit ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit arbitrit Deniz Aytekin nuk i hyri “gjëmb në këmbë”, pas ndeshjes së Championsit, ku Barcelona realizoi përmbysjen historik përballë Paris Saint Germain, tashmë në Nion po mendojnë përjashtimin e bilbilit turko-gjerman deri në fund të sezonit.

Në sfidën ku kuqezinjtë u mposhtën 3-0, të gjithë kontestuan punën e Aytekin. Nga kartoni i kuq për Gjimshitin, i cilësuar i ekzagjeruar, në 11-metërshin e shkaktuar në minutën e 17-të, për të vazhduar me momentin më të debatuar: largimin nga fusha me karton të kuq të Etrit Berishës.

Në minutën e 55-të, arbitri ndërpreu lojën shumë larg zonës së Shqipërisë. I provokuar nga Zahavi, Berishën e tradhëtuan nervat. Aktrimi i kapitenit izraelit i kushtoi portierit kartonin e kuq direkt, ndërsa penalltia e dytë e akorduar për miqtë u prit nga i sapofuturi në lojë, Alban Hoxha.

Gjithsesi, me 2 lojtarë më pak në fushë, Shqipëria u mposht 3-0. Në një ndeshje të ndikuar nga episodet e diskutueshme, i gjidhë zhgënjimi iu faturua Aytekin, por UEFA nuk mori asnjë masë.

E kundërta ndodhi pas ndeshjes së kësaj mesjave, ku Barcelona mposhti 6-1 Paris Saint Germain dhe u kualifikua në çerekfinalet e Champions-it. Një rezultat i paprecedentë, për një përmbysje historike, por që u ndikua nga arbitrimi.

Francezët akuzuan dhe duke vlerësuar imazhet në selinë në Nion u vunë menjëherë në lëvizje. Pierluigi Collina, përgjegjësi i arbitrave për turnetë e organizuar nga UEFA mbeti i pakënaqur nga puna e Aytekin dhe po vlerëson ta përjashtojë arbitrit nga ndeshjet e mbetura në Champions.

Dosja me gabimet është në zyrat e UEFA-s: nga kartoni i kuq i munguar për Neymar, te penalltia e paakorduar pas ndërhyrjes së Mascherano-s ndaj Di Maria-s. Një tjetër karton i kuq i padhënë për Verratti-n dhe 11-metërshi i paqenë për Suarez, me të cilin Barcelona realizoi golin e pestë.

Vendime të debatueshme nga gjyqtari 38-vjeçar, njësoj si në ndeshjen e Shqipërisë. Në të dy rastet vendimet ishin të dyshimta, por UEFA do të marrë masa ndëshkimore vetëm për kampionët e Francës, ndërsa kuqezinjve u mbetet pengu për një ndeshje, si ajo me Izraelin, që mund dhe duhej të kishte përfunduar ndryshe./SS/

3 komente në “Për Shqipërinë heshti, UEFA përjashton Aytekin ?!”

  1. Benu says:

    O shoku gazetare gjygjtari do denohet kur Uefa e vendos te arsyeshme dhe nisur nga gafat qe perseriten!! Dhe ska lidhje kjo me pengun tone se as PSG nuk do fitoj ndeshjen ne tavolin dhe as ne! Keshtu fajin per humbjen mos e ketkoni ne Nion por diku tjeter!

  2. s'ka me! says:

    nuk ka me futboll
    eshte thjesht truk
    per ta mbuluar “te pamunduren” heqin nje trajner apo denojne nje qyqtar
    bastexhinjte le te lehin fitimi nga futbolli te ece perpara!!!

  3. s'ka me! says:

    nuk ka me futboll
    eshte thjesht truk
    per ta mbuluar “te pamunduren” heqin nje trajner apo denojne nje qyqtar
    bastexhinjte le te lehin fitimi nga futbolli te ece perpara!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje