Besart Berisha spektakolar, gol dhe asist

11 Mars 2017, 13:02Sport TEMA

Askush nuk mund ta ndalë Besart Berishën në A-League australiane. Sulmuesi shqiptar vazhdon të dhurojë spektakël, të shënojë dhe të jetë vendimtar për Melbourne Victory. Në minutën e 23-të, sulmuesi realizoi me kokë, duke rikthyer barazpeshën, pasi miqtë e Perth Glory shënuan të parët me Castron. Ky ishte goli i 99-të për Besart Berishën në A-League prej transferimit në vitin 2011. Pak përpara pushimit ndërmjet pjesëve, Berisha dha krijoi një asist të shkëlqyer dhe të rallë në historinë e futbollit në Australi.

31-vjeçari shqiptar ishte protagonist i disa xhonglimeve me topin në afërsi të flamurit të këndit, përpara se të pasonte për Fahid Ben Khalfallah, që kaloi vendasit në avantazh. Një gjest teknik i cilësuar edhe si asisti i vitit.

Me golat e Rojas dhe Troisi-t në pjesën e dytë, Melbourn Victory fitoi me rezultatin 4-1 dhe konsolidon pozicionin e dytë në renditje, pas Sydney kryesues, që i garanton edhe vendin në gjysmëfinalet e “play-off”, në betejën drejt titullit kampion në Australi.

1 komente në “Besart Berisha spektakolar, gol dhe asist”

  1. kuksiani says:

    esht shume e vertet. berisha po ben spektakel ne futboll salle (cadre)
    gam gam bejne te gjithe duke filluar nga Be-ja, aleatet, qeverija jone
    gazetarucet, dhe komentatucet e temes
    thjesht nuk keni bythe prandaj hani mut!
    Kush ka me durue shoun e bersishs!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje