Bundesliga/ Bayerni nuk ndalet, vijon rrugën drejt titullit

11 Mars 2017, 17:31Sport TEMA

Bayerni i Munich ka marrë fitoren e radhës në Bundesliga, duke mundur me rezultatin e pastër 3-0 ekipin e Frankfurtit.

Një tre pikësh mjaft i rëndësishëm ky për skuadrën e drejtuar nga Carlo Anceloti që vijojnë rrugën drejt titullit kampion.

Golat për Bayernin në këtë takim i shënuan Robert Lewandowski dy dhe Douglas Costa.

Pas kësaj fitoreje Bayern mbetet në vendin e parë me 59 pikë, 10 më shumë se sa Leipzig në vendin e dytë, që sot u mposht nga Wolfsburg.

Ndërsa, Borussia Dortmund është mposhtur në transfertë nga Hertha me rezultat 3-1.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje