Në Rumani situata është alarmante sepse deri tani kanë humbur jetën 17 fëmijë, ndërkohë që mijëra të tjerë janë infektuar nga fruthi.
Epidemia ka rënë që prej shtatorit të vitit 2016 e është përhapur në vazhdim.
Ministri i shëndetësisë, Florian Bodog tha se 3400 njerëz janë infektuar me këtë sëmundje.
Sipas tij, asnjëri prej fëmijëve, që kanë vdekur, nuk ishte i vaksinuar. Fëmija i fundit që ka vdekur ishte i moshës 1 vjeçare.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka rekomanduar dy doza të vaksinës, ndërsa njëra duhet të merret kur fëmija ta mbush një vit.
Bodog tha se vetëm 80% e rumunëve e marrin dozën e parë dhe 50% e marrin dozën e dytë.
Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve ka tërhequr vërejtjen se ekziston rrezik i “lartë” që fruthi të përhapet nga Rumania në vendet fqinje.