Një autobus me pasagjerë nga Kosova u sulmua sot në Serbi.
“A duhet të thirret një takim i Këshillit të Sigurimit?”, pyeti ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, duke ironizuar me serbët.
Ambasadorja e quajti “standard të dyfishtë” dhe “hipokrizi” këtë rast si dhe ka kritikuar komunitetin ndërkombëtar që nuk ka reaguar fare për sulmin.
“Një autobus që transportonte kosovarë u sulmua sot në Serbi. Fatmirësisht, falë raportimeve s’ka të lënduar. Ndoshta duhet të thërrasim një takim të Këshillit të Sigurimit? #Hipokrizi #Standard i dyfishtë. P.S. A e dënoi ndokush nga komuniteti ndërkombëtar këtë sulm?”, ishte statusi i saj në Facebook.
Sigurisht që është një akt që duhet dënuar me forcë jo vetëm nga Kosova por edhe nga Shqipëria.
Tani eshte keq te thuhet qe mire ja u kane ba, por cfare lypin kosovaret ne serbi ?! Mos shko ne serbi, mos bli mall nga serbia, kaq e thjeshte eshte.
Ku jane pra mediat “europiane”, qe kur i ra nje gur tek pulle autobuzit te serbve ne Shqiperi, u cane duke shkruar, Serbia madje na dergoj note proteste ( hahaha) nderkohe qe kur e njejta ndodh me shqiptaret, te gjithe bejne sikur s’shohin.