Kur Fatos Lubonja përlotej për Ramën: Si u kthye në urrejtje një dashuri vëllazërore mes të dyve

23 Mars 2017, 18:02Politika TEMA

Tranzicioni traumatik shqiptar nuk do mund të kuptohej pa thyerjen e një raporti gati vëllazëror mes Edi Ramës dhe Fatos Lubonjës; një kalim gati dramatik nga dashuria në urrejtje mes këtyre dy njerëzve që dikur ishin njësh, në frymë e kauzë. E ndërsa Rama vijon të jetë i rezervuar ndaj ish-mikut të tij, ky i dyti, Lubonja nuk rresht së godituri njeriun që dikur e deshi aq shumë, madje me një gjuhë deri dhe rruge, që qartazi i buron një urrejtje me nuanca patologjike.

Sot, Lubonja lëshon ndaj Ramës po ato damka e epitete që kanë qenë prej vitesh pjesë e vokabularit të PD-së dhe liderit të saj historik, duke mos u mjaftuar me një oponencë a kritikë të llojit intelektual, ndaj ish-mikut të shndërruar në politikan e qeveritar, mbi mënyrën se si ai qeveris.

Por si ndodhi kjo metamorfozë në raportet mes të dyve?

Le të sjellim fillimisht në kujtesë se ç’ishte Rama dikur për Lubonjën, se ç’përfaqsonte ai për shoqërinë shqiptare.

Lubonja shkruan mbi rrahjen brutale që i kanë bërë mikut të tij të shtrenjtë, dhe këtu gjen shkas për t’i thurrur ditirambe:

“Parmbrëmë natën, kapuçonë të zinj goditën barbarisht me leva e doreza hekuri Edi Ramën dhe mikun e tij, piktorin dhe pedagogun e Akademisë së Arteve, Vladimir Myrtezai, teksa ktheheshin në shtëpi.

Opinioni publik, veçanërisht ai intelektual, u rrëqeth dhe u trondit shumë thellë nga kjo ngjarje. U trondit sepse e do Edi Ramën, artistin karizmatik që në vitin ’90 e shndërroi sallën e Akademisë së Arteve në vendin e parë të tubimeve antikomuniste të rinisë universitare….”

“Si është e mundur që njerëzit nuk u kujtuan të godisnin ata që i kanë vjedhur me mijra dollarë, por gjejnë kohën të ngrenë dorën kundra shtatlartit paqësor Edi Rama, i cili di të godasë vetëm me forcën e ngjyrës dhe të fjalës?”

“Të nesërmen, pasi e morra vesh lajmin e zi, shkova ta shikoj, dhe nuk i përmbajta dot lotët përballë fytyrës së tij të masakruar. O Zot, çfarë përbindëshash ka kjo botë!”

Më pas, si për t’i bindur shqiptarët që i rrahuri për vdekje (ku pra aludohet për skalionet parapolitike e Berishës), Lubonja zgjedh të citojë Ramën nga një intervistë e tij e fundit dhë në media:

“Qëkur s’mbahet mend situata në Shqipëri është po ajo, një rrumpallë e krijuar nga një tufë e paorientuar këmbësorësh, të cilit lindin, vdesin dhe prapë lindin pa u lodhur, në një qorrsokak; hypin e zbresin Vargmalet e Gënjeshtrës, notojnë nëpër Lumenjtë e Frikës, zdërhallen nëpër Lëndinat e Mashtrimit Reciprok, dremisin nëpër Frengjitë e Hakmarrjes, hazdisen nëpër Pyjet e Marrëzisë, fluturojnë me presh nëpër Retë Imagjinare të Heroizmit, përzhiten nëpër Qyngjet e Injorancës, llokoçiten nëpër Baltën e Mashtrimit, gremisen nëpër Honet e Dëshpërimit për t’u rishfaqur befas majë Mullarëve të entuziazmit Pa Arsye, e kësisoj vegjetojnë në zemër të Kontinentit të  Vjetër si dora e fundit që i mbijetoi Prurjes së Civilizimit. Duke gjetur tek kjo “mbijetesë” oazin e Parajsës Tokësore, e mbledhur grusht nën hijen e dendur të Palmave të Përtacisë, hipur mbi një Kolovajse Vetëpëlqimi të pashoq, bashkësia shqiptare ka arritur të mposhtë në shekuj çdo tundim  për t’u zhvilluar mendërisht, për t’u ngritur moralisht. Për t’u përsosur shpirtërisht e pse jo dhe fizikisht”, shprehet pra Edi Rama, cituar nga Lubonja.

Dhe këtu vijmë tek ai që mund të quhet shkaku thelbësor i ndarjes mes tyre, a më saktë i zemërimit të pa fre të Lubonjës ndaj Ramës, qëkurse ky i fundit iu fut politikës, fillimisht si ministër Kulturë në kabinetin e Nanos e më pas si kreu i Bashkisë së Tiranës.

Që të dy, pjesë e investimit intelektual për të qenë oponencë e politikës me protagonizmin e tyre publik, sidomos me publicistikë, nuk e kanë parë për asnjë moment veten e tyre në politikë. Dhe ky, si duket, ka qenë dhe një pakt mes tyre; por që Rama e ka shkelur.

Sepse, siç mund ta lexoni më poshtë, Lubonja e vlerëson mikun e tij pikërisht për faktin se, porsi ai, e sheh veten gjithnjë jashtë politikës.

Shkruan Lubonja, duke cituar më pas vetë Ramën mbi pozicionimin intelektual:  “Mendje e pavarur, skeptik ndaj aderimeve në parti, ja si e përcakton Edi Rama, në intervistën e tij të fundit, pozitën e tij në raport me politikën.

 Zgjedhja e intelektualit është për natyrë e papërputhshme me realitetin e dhënë, e për këtë, vështrimi mbi këtë realitet është ngahera krejt i ndryshëm prej vështrimit të politikanit, i cili nga ana e vet shpreson të vërë dorë mbi realitetin duke u njehsuar më parë me të. Intelektuali nuk kërkon vota, sepse nuk i duhen, ai kërkon të vërtetën. Duke ia bërë të njohura opinionit kërkimet e tij, ndodh që në ndonjë rast fatlum, intelektuali edhe ta influencojë atë, por sidoqoftë nuk duhet harruar se, tekembramja, nuk është e vërteta në vetvete, por kërkimi i saj që mishëron zgjedhjen e tij…’”

Dhe, pas kësaj që ka thënë Rama, duke e parë pozitën e tij sot, ku me votën ka një raport tejet të ngushtë, zemërimi i Lubonjës ka jo pak zhgënjim brenda si “lëndë e parë” mllefi.

Lubonja vetë vijon të qëndrojë jashtë politikës, ku, edhe një post që iu ofrua këtu e afro 10 vite më parë, ai i kreut të Këshillit Kombëtar të RTSH , e refuzoi për shkak të mosvotimit për të nga një pjesë deputetësh të PS-së, me kredon morale: “Jam i ligjshëm, por jo legjitim”.

Nga ana tjetër, Rama vetëm në një rast është treguar paksa i ashpër me ish-mikun e tij, ndonëse brenda një gjuhë te latuar kujdesshëm, me helmin gjithsesi lëshuar mes rreshtash. Ja si shprehet ai ndaj Lubonjës në “Kurban”, vite pas e cilësoi me shpoti si “Lenin” gjatë një përballjeje televizive, kur debatohej mbi prishjen ose jo të Teatrit Kombëtar:

“Me Fatos Lubonjën më bëri mik qëndresa e tij stoike në burgun e Enver Hoxhës e ma ruan sot e gjithë ditën të plotë respektin asketizmi intelektual i zgjedhur si mënyrë jetese plot sakrifica, pavarësisht mosdakortësisë së plotë me të për shumëçka thotë, nganjëherë, dreqi e mori, sa keq e thotë, dhe sidomos për një superioritet të fryrë moral, që ia jep forcërisht vetes në publik kur flet për të tjerët, posaçërisht për njerëzit e politikës, që i fut të gjithë në thesin që shkelmon papushim, pasi duke e njohur mirë së afërmi e di që kur është vetëm me veten, ndihet dëshpërimisht më i vogël se ç’është në të vërtetë, si njeri me vlera morale e histori të admirueshme qëndrese në emër të atyre vlerave”.

 Dhe kështu pra, nëse do duhej të kuptohej se në ç’absurd ka rrugëtuar e vijon të rrugëtojë Shqipëria e post-komunizmit, do mjaftonte dhe fati dramatik i shndërrimit të një dashurie në urrejtje mes Ramës e Lubonjës, që gjithsesi nuk është e vetmja. (Tesheshi.com)

12 komente në “Kur Fatos Lubonja përlotej për Ramën: Si u kthye në urrejtje një dashuri vëllazërore mes të dyve”

  1. PIKËPYETJE E MADHE says:

    PSE ???

  2. shqip says:

    Nuk eshte ne doren e Rames shkarja psiqike e Ljubes. Dy vete mund te kene qene miq. Po kur njeri peson goditje ne tru, tjetrit s’i mbetet veçse ta ngushelloje. Kam pershtypjen se klani i fevzos i ka shume per zemer keta te shkaret.

  3. Capi dhia says:

    Shoke, te dy keta… I bashkoi enderra per Te hyre me Bllok. Pra, i bashkoi Blloku dhe kenga popullore! Me 1990 e kthyen dashurine per Bllokun me urrejtje per Bllokun. Sot ne kohen e koleres, kujtojne dashurite e vdekura – ne vend qe Te shtrojne bythen ne pune. Qe do Te thote se Rama dhe Lubonja po I thurrin hymne varferise!?. Ne emer Te varferise po vrasin demokracine, cunat! Banal pakufi.

  4. Albi says:

    Njeri mori pushtetin dhe e konsumoi ate. Kaq eshte e gjitha.

  5. Korcari usa says:

    Lubonja nuk e urren Ramen por shpreh kundershtimet e tij ber bemat e Rames kurse Rama e urren Lubonjen se eshte ne karakterin e tij te urreje dhe mundesisht te zhduke te gjithe ata qe nuk i puthin doren e qofshin keta shoke,miq apo dhe gjak ,

  6. gregu says:

    Me e thjeshre se kaq:Eshte deliri I neveritshem I Rames , qe e ben Lubonjen te kete perouzje patetike per te.
    Me gjeni nje tjeter qe guxoi re hidhte zaret e datit te venditvte vet duke fyer Trump ne DC! Vetem nje , nje lidef tjeter…asnje…genjejne ata qe kerkojne te pergjithesojne…asnje..Asnje se kane kombe qe respektojne veten dhe I rrezojne deliranret…xharkatan provincial…

  7. sindroma says:

    Ky njeri vuan nga sindroma: “kush eshte ne pushtet duhet varur”

    1. Albi_I says:

      Kjo eshte sindroma e demokracise. Gje e mire qe e paska Lubonja kete.

  8. butrinti says:

    LUBONJES DO I SHKONTE ME MIRE TE MBETEJ PA SYZA TE BLERA MAJTAS APO DJATHTAS . SHQIPERIA KA NEVOJ PER INTELEKTUAL TE NDERSHM , MADJE SOT ME SHUM SE KURR TE TILLE INTELEKTUAL E DINE , E KUPTOJNE SE REFORMA NE DREJTESI DHE VITTINGU DO TE NDAJNE SHQIPERINE E DJESHME ME SHQIPERINE E SE ARDHMES. DHE ATA QE ME TE VERTET JANE INTELEKTUAL DHE QE E DUAN SHQIPERINE E KEQKATANDISUR TE RINGRIHET , DUHET TE POZICIONOHEN QARTE . KETU EDI RAMA KA AVANTAZHIN SE ESHTE POZICIONUAR SHUME QARTE . REFORMAT JANE ATO QE BEJNE SHTETIN , EDHE PSE JANE TE SIKLETESHME. GJITHKUSH QE E DO SHQIPERINE NUK KA RRUGE TJETER VECSE TE FUTET NE RRJESHTIN E DUHUR . PRRALLAT NUK KANE VLERE.

  9. Qelepirxhiu says:

    Shpërfytyrim, denatyralizim total, i artistit bohem romantik e realistit kritik, në politikan i paskrupull, ku me “Bashkësinë Shqiptare… e mbledhur grusht nën hijen e Palmave të Përtacisë, hipur mbi një Kolovajzë Vetpëlqimi të pashoq, që…ka arritur të mposhtë në shekuj çdo tundim për t’u zhvilluar mëndërisht, për t’u ngritur moralisht, …për t’u përsosur shpirtërisht…”, kërkon të bëjë “Shqipërinë e Madhe” me një popull që (çuditërisht tani), ka një histori të lavdishme dhe i ka dhënë dritat Ballkanit e më gjerë dhe … të tërë i kanë borxhe atij…(???!!!) Kush ka dy pare mënd dhe tre klasë shkollë (të sakta dhe jo të blera nga prindërit), nxjerr konkluzionet e veta…

  10. Spartaku says:

    Lubonja e urren Ramen se Rama qendro shume here me larte nga ineligjenca.Lubonja hiqet si i mençem por nuk eshte.Rama fal inteligjences,dhe aftesive te tij politike,eshte sot kryetar partie dhe kryeminister i vendit.Prandaj Lubonja e ka inat Ramen.Por nuk eshte faji i Rames qe Lubonja ngeli prapa,dhe rame eci perpara.Me shkrimete tija ekstremiste,agresive dhe te padrejta ndaj Rames,sot Lubonja ka urrejtjen e shume shqipetareve te cilet nuk rreshtin pa i bere ofendimet me te medha.Lubonjes t’i rrojne syzet,dhe ngushellime per mendjen qe e ka lene dhe harroi atje ne burg.

  11. pokeristi says:

    Eshte e vertete qe Fatos Lubonja ka mbajtur nje qendrim stoik ne burgjet kanibale te diktatorit HoxhaPor eshte po aq e vertete se paska mbajtur nje qendrim jo stoik ne hetuesi.Paska shitur te jatin per motive politike!!!
    Z.Rama,nuk eshte stoicizem,shqip i thone:O..le,le o bytha ime..
    Ka edhe nga ata qe nuk i kane shitur prinderit,por i kane demaskuar politikisht,duke
    i qendruar stoikisht kauzes antikomuniste.E pa e vrare mendjen , ky eshte Spartak Ngjela.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje