Shpëtojnë Berisha, Ristani e Halimi, KQZ vendos: 13 deputetëve dhe 8 kryebashkiakëve s'u hiqet mandati

23 Mars 2017, 18:33Politika TEMA

Shpëtojnë mandatet e deputetit Sali Berisha, Arben Ristani, Aduard Halimi, Vangjel Dule e ligjvënës të jetër të Kuvendit, si dhe të kryebashkiakëve.

Pas dëgjesës dhe shqyrtimit rast pas rasti KQZ vendosi që të mos u hiqet mandati asnjërit prej 13 deputetëve dhe 8 kryebashkiakëve, që kishin plotësuar formularin e vetëdeklarimit jashtë afatit të përcaktuar nga ligji.

Debatet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me votim 4 me 3 vendosi që të shqyrtojë të 21 funksionarët për zyrtarët e lartë, 13 deputetë dhe 8 kryetarë bashkie që nuk kanë deklaruar të gjitha të dhënat në formularët e dekriminalizimit.

Riverifikimi i formularëve për deputetët dhe kryebashkiakët po bëhet rast pas rasti. Fillimisht përfaqësuesit e PD në KQZ, kërkuan shqyrtimin e vetëm dy kryetarëve të bashkive Adriatik Zotkaj dhe Termet Peçit, për të cilët prokuroria ka kërkuar ndërprerjen e mandatit. Drejtoresha juridike e KQZ, Dëshira Pasko ka deklaruar se u vendosëm në lëvizje, pasi dolën fakte të reja.

‘Artan Gaçi nuk ka treguar për hetimin për kontrabandë për të cilin është shpallur i pafajshëm nga gjykata” u shpreh ajo.

Në shqyrtimin që po bëhet rast pas rasti, Asllan Dogjani, pjesë e listës me 13 deputetët nuk ka deklaruar një hetim penal për shpifje për të cilin është shpallur i pafajshëm, por ai u shpreh se “Ilir Meta nuk e ka deklaruar në formular që ka qenë në hetim nga gjykata e Lartë. E cila nuk dha kurrë vendim të formës së prerë për të. Vetëm në atë rast duhet shkruar ne formulat”.

Përsa i përket rastit të deputetit Sali Berisha, i cili ka ndryshuar gjeneralitetet, përfaqësuesi i PD, Ivi Kaso u shpreh se “E ka bërë gabim Gjendja Civile, diku me ‘h’ e diku pa ‘h’. Nuk e ka ndryshuar asnjë herë emrin. Ndërsa për kryebashkiakun e Poliçanit, juristët e KQZ u shprehën se Adriatik Zotkaj është në kushtet e ndalimit të mandatit.

Debati për Zotkajn

Avokati i Zotkajt: Mund të kishte qenë dhe 400 herë të tjera në burg por nuk është subjekt i atij ligji.

Hysen Osmanaj: Është patjetër!

Avokati: Prokuroria shoë, ndërsa ju e keni analizuar më herët dhe thoni se nuk ishte subjekt.

Denar Biba: Nuk i kemi futur të gjithë subjektet në një thes

Rasti i Tërmet Peçit

KQZ:Tërmet Peçi nuk ishte në kushtet e ndalimit të mandatit. Prokuroria na kërkoi të bënim një hetim të ri më të thelluar. Tërmet Peci sipas prokurorisë është në kushtet e ndalimit të mandatit. Nuk ka deklaruar dënimin me gjobë në formularin e parë, por ka sjellë shtesë. Në të gjitha rastet është në kushtet e ndalimit të mandatit se nuk ka deklaruar të dhënat.

Gëzim Veleshnja: Për mua të gjitha rastet janë të të njëjtës natyrë me ato dy që ka sjellë prokuroria dhe vendimi duhet të jetë i njëjtë.

Klement Zguri: Nuk ka bazë ligjore, futen persona që nuk kane lidhje në një thes me kriminelet. Asgjësuam ligjin e dekriminalizomit.

Hysen Osmanaj: Cdo vendim që merret sot është nul, kemi përfshirë krimet penale me gabimet në gjendjen civile. Të ndahet shqyrtimi dhe vendimit për Zotkajn dhe Peçin me pjesën tjetër të deputetëve.

Ndërkohë që tre anëtarët e propozuar nga opozita në KQZ janë larguar nga mbledhja.

8 komente në “Shpëtojnë Berisha, Ristani e Halimi, KQZ vendos: 13 deputetëve dhe 8 kryebashkiakëve s’u hiqet mandati”

  1. Nacionalist says:

    E late mutin me shurre!

    1. tfgs1 says:

      e mo Gjela karagjozi ki eshte VETINGU qe u kakaris turkoshqipfolesve me carcafet e tua…..!!!!!???
      hahahaha,tallni topet se sunitet hane bar …………….

      1. Nacionalist says:

        Ke shume te drejte turkofagos, kjo eshte shqiperia qe vjen era mut, po po mut! Shqiptare merrini ere dhe jo vetem, por edhe hajeni e tju bej mire! Kete kerkuat, e gjetet, tani shijojeni!

  2. Nacionalist says:

    Ky eshte rasti me flagrant qe tregon se kush eshte pro vetingut!

  3. Nacionalist says:

    Hani mutin e Bibes se KQZ-se ju qe thoni qe vetingun e bllokon opozita!Ky eshte rasti me flagrant qe tregon se kush eshte pro vetingut!
    Te shohim se cdo te thote ne monologun e tij Shoku Rama!

  4. Nacionalist says:

    Hani mutin e Bibes se KQZ-se ju qe thoni qe vetingun e bllokon opozita!Ky eshte rasti me flagrant qe tregon se kush eshte pro vetingut!
    Te shohim se cdo te thote ne monologun e tij Shoku Rama! Vetem kallashi ben pune ketu,
    Nuk shoh ndonje zgjidhje tjeter!

  5. Nacionalist says:

    Hani mutin e Bibes se KQZ-se ju qe thoni qe vetingun e bllokon opozita!Ky eshte rasti me flagrant qe tregon se kush eshte pro vetingut!
    Vetem kallashi ben pune ketu,
    Nuk shoh ndonje zgjidhje tjeter!
    Ne liste te paret keta kamikazet e KQZ, dhe pastaj te tjeret!

  6. Nacionalist says:

    Ku jane keta qelbesirat e gelbazat qe spo ndihen fare per kete qe ka ndodhur?
    Komentoni, shani, shpifni qelbesira,gelbaza, plehra, ky lajm duket qe u ka kenaqur shume!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje