Klubi i Partizanit ka reaguar pas një lajmi dashakeq në dëm të tyre nga një prej portaleve me një linjë të caktuar mediake.
Përmes një njoftimi klubi i kuq shkruan se lajmi i publikuar sot kërkon thjesht të destabilizoj atmosferën në kampin e kuq.
Lajmi i publikuar nga portali shkruante se lojtarët e Partizanit kishin katër pa rroga.
Postimi i plotë i klubit të kuq.
Duke marrë shkas nga një lajm i publikuar sot në mesditë nga një prej portaleve me një linjë të caktuar mediake, klubi reagon:
Atmosfera në skuadër vijon të jetë jetë shumë pozitive . Në klubin Partizani jo vetëm në këtë sezon , por edhe përgjatë atyre të mëparshme financat asnjëherë nuk kanë qenë çështje. Duam t’iu informojmë se Partizani njëherazi rezulton edhe ndër të vetmit klube që realisht përmbush të gjitha kriteret e liçensimit të kërkuara nga UEFA në prag të përfaqësimit në Kupat e Europës. Lajmi i publikuar sot nëpërmjet një portali tendencioz , nga pseudo gazetar , duket se kërkon thjesht të destabilizoj atmosferën në kampin e kuq , kur skuadra po përgatitet qetësisht për ndeshjen e rëndësishme ndaj Skënderbeut.