Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka firmosur udhëzimin për procedurat e hartimit të listave të zgjedhësve, për zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë e Kavajës, që do të mbahen në 7 maj.
Udhëzimi parashikon hartimin e listave zgjedhore në format elektronik, sipas afateve ligjore dhe shkarkimin online nga aplikacioni përkatës.
Zyrat e gjendjes civile në bashki brenda datës 29 mars duhet të printojnë nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile dhe firmosin e vulosin listën e zgjedhësve për çdo qendër votimi, në tre formatet e parashikuar nga Kodi Zgjedhor.
z. Xhafa ka shume te drejte zgjedhjet duhet te behen sa me shpejt dhe tgjithe organet politike duhet te jene te gatshme per tu angazhu ne keto zgjedhje jane ne favorin tone qe problemet politike te zgjidhen sa me shpejt qe edhe ne te behem europian me tgjitha kushtet
Kavajen do ta fitoje perseri Partia Socialiste fale punes shembullore dhe investimeve te kryera atje
Eshte nevoje imediate