I braktisur nga BE dhe SHBA, Lulzim Basha duket se ka gjetur një aleat të ri tek njeriu i cilësuar nga “BBC” si “anti-vlera” e Europës , Kryeministri autoritar i Hungarisë, Viktor Orban.
Në 2016-n, Orban u bë i famshëm për idenë e ngritjes së një muri përgjatë të gjithë kufirit hungarez, një lëvizje të shumëkritikuar, për vetë faktin se ky do të ishte muri i parë i ndërtuar në Europë që prej murit famëkeq të Berlinit.
Muri u zëvendësua me tela me gjemba dhe Hungaria mbylli në mënyrë të njëanshme kufijtë e saj, në kulmin e krizës së emigrantëve, duke lënë dhjetëra mijëra sirianë pa rrugëdalje në kufirin me Serbinë dhe me Kroacinë. Mediat ndërkombëtare në mënyrë të përsëritur raportuan brutalitetin me të cilin ushtarët hungarezë hidhnin nga ana tjetër e kufijve të rrethuar me tela me gjemba fëmijët dhe gratë trupvogla, që arrinin të kalonin midis vrimave të telave me gjemba.
Ajo që mbetet ironike, në takimin Basha-Orban është fakti se ky i fundit, sipas komunikatës së PD për shtyp, shprehu mbështetjen e plotë të Hungarisë për zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri, në një kohë kur ka cënuar standartin e zgjedhjeve në vendin e tij, duke bërë që Hungaria të jetë i vetmi vend europian ku vëzhguesit raportojnë parregullsi në nivel të gjerë gjatë zhvillimit të zhgjedhjeve.
Në 2016-n, kur referendumi anti-Europian i Orbanit dështoi për mosarritjen e kuorimit të nevojshëm të konfirmimit të tij, agjensia e lajmeve “Reuters” raportonte për një presion të vazhdueshëm të qeverisë mbi të gjithë mediat e vendit. Ato mediat që i rezistuan presionit u përballën me gjoba, e shumë prej tyre eventualisht, kaluan në kontrollin e njerëzve të lidhur me pushtetin.
Takimi i sotëm Basha-Orban (në takimin e partive popullore në Maltë) përkoi me të njëjtën ditë kur në mediat hungareze është publikuar lajmi për vendimin e qeverisë për mbylljen e Universitetit Qëndror Europian me qendër në Budapest, një universitet me famë ndërkombëtare i njohur për vlerat e tij liberale.
Orban ishte gjithashtu i vetmi drejtues europian, që shfaqi kënaqësinë e tij për Brexit, duke I thënë Brukselit me terma aspak diplomatikë “boll u qurravitët, përballuni me realitetin”. Megjithatë, më shqetësuese se preferencat e tij politike, bëhen lidhjet e ngushta të Orban me presidentin Putin, i cili vizitoi Budapestin jo më larg se një muaj më parë, në 1 shkurt 2017. Reuters përsëri shkruajti se “Hungaria është duke testuar nervat e BE-së, duke ftuar Putinin në Budapest”.
http://www.reuters.com/article/us-russia-hungary-idUSKBN15G4XË
Përballë të gjitha cilësive anti-perëndimore që mishërohen natyrshëm tek lideri populist i Hungarisë, takimi i sotëm i Basha-Orban i reklamuar nga me bujë nga PD nuk duhet të habisë askënd. Si Basha ashtu edhe Orban, ndajnë të njëjtat vlera dhe duket se së fundmi, edhe të njëjtin “padron”, Presidentin Putin.
“Foreign Policy”, zëri numër një në botë i politikave ndërkombëtare, e përmbledh kështu mikun e ri të Bashës: “Hungaria është shumë e vogël për Viktor Orban. Pasi ka shpërbërë të gjithë kundërshtarët politikë në vend, tashmë Orban është i vendosur të lërë vulën e tij populiste edhe mbi Bashkimin Europian”.
Hungary Is Too Small for Viktor Orban
1) hunarezet dhe viktor orban nuk jane sllave
2) mbi bazen e vlerave me te larta europiane dhe te krishterimit ata ndaluan hyrjen e mortajes islamike ne hungari . dhe nuk eshte e hera e pare qe e bejne nje gje te tille ne histori , janush huniadi luftoi ne krah te gjergj kastriotit kunder islamizmit turk . po te thuhet e verteta deri ne fund shumica deri ne 80 % e europianeve perfshire dhe gjermanet ishin kunder politikave te treshes merkel-obama- klinton per mysylmanet.
3) austro-hungaria ishte shteti kryesor qe formoi shtetin shqiptar si mbrojtes te identitetit europian dhe shqiptareve gjithashtu kunder islamikeve turq
4) hungarezet kur prinderit e rilindasve ishin vene rresht pro stalinit e BRSSS benin revulicion per lirine .
5) hungarezet dhe viktor orban jane nga shtetet e para ne bote qe debojne sorosin dhe sorosianet mgjth ky i fundit eshte cifut i lindur ne hungari qe ka edhe pashaporte hungareze.
viktor orban ka 2 gjera te papajtushme me rilindjen eshte anti sorosian, dhe eshte anti islamik mjaftushem per te qene armik i rilindjes.