Cfarë goli për Sokol Cikalleshin, një gol i rëndë për sulmuesin e Kombëtares që gjen rrjetën menjëherë pas impenjimit me kuqezinjtë në kampionatin turk.
Një gol i rëndë sepse vendosi fitoresn e skuadrës së tij Akhisar , i rëndë pasi u shënua ndaj ish skuadrës së tij Instabukl Basaksehir që disponon kartonin e sulmuesit shqiptar dhe zgjodhi ta huazonte janarin e kaluar, i rëndë sepse tregon vlerat e Cikalleshit që u fut në lojë nga stoli në minutën e 85 dhe në të 94 me një prekje, një nga ato goditjet e tij vendosi takimin.
Cikalleshi nuk festoi në respekt të ish skuadrës, por padyshim që ky gol është një britmë clirimi për të, pasi ju ka treguar drejtuesve të Basaksehir se sa vlen këtë herë si kundërshtar, aq më tepër që skuadrës nga Stambolli kjo disfatë mund ti kushtojë titullin, me Basaksehir që ndodhet në vendin e dytë me 53 pikë dhe Beshiktashi kryesues me një fitore të dielën mund të zgjasë në 5 pikë diferencën. Për Cikalleshin vjen si një bekim pas një sezoni jo dhe aq të mirë për të, i harruar në stol për gjysmën e parë të sezonit te Basaksehir, 26 vjecari nga Kavaja shkoi te Akhisar për të gjetur minutat e aktivizimit që sërish kanë qenë të pakta për të në kampionat.
Gjithmonë është vlerësuar për volumin që krijon përpara dhe shpirtin luftarak cka nuk është pasyqruar në rendimentin e golave. Këtë herë ui kanë mjaftuar pak minuta për të vendosur një fitore me peshë që i jep Akhisar qetësi për sa i përket luftës për mbijetesë, duke i dhënë një mesazh në fushë edhe trajnerit Okan Buruk se duhet ta marrë më shumë në konsideratë për pjesën e mbetur të sezonit./SS/