VIDEO/ Pas ftesës së Ramës flet Meta: LSI i ka shërbyer gjithmonë nxitjes së dialogut

2 Prill 2017, 11:56Politika TEMA

Pas thirrjes që i bëri nga Asambleja Kombëtare kryeministri Edi Rama aleatit Ilir Meta, ky i fundit ka folur nga një takim që ka pasur me të rinjtë në qytetin e Kuçovës.

Meta, tha se partia e tij “asnjëherë nuk i ka shërbyer nxitjes së konfliktit, por i ka shërbyer vetëm nxitjes së dialogut”.

“Vetëm përmes dialogut politik mund të forcohen institucionet në vend”, tha Meta.

Më tej kreu i LSI-së deklaroi se të rinjtë e të rejat e LRI-së janë shembulli dhe modeli i një lidershipi të ri në Shqipëri.

“Suksesi i zgjedhjeve të ardhshme nuk është as rezultati i LSI dhe as rezultati i askujt tjetër. Suksesi i zgedhjeve, standardi i besueshmërisë që ato do të realizojnë, është për qytetarët tanë. Nga zgjedhjet varet shumë fati i të rinjve e të rejave të Shqipërisë dhe i të ardhmes evropiane të vendit tonë”, deklaroi Ilir Meta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje