Kryetari i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi një takim të thirrur në mënyrë urgjente me aleatët në selinë e PD-së.
Ende nuk dihen detaje të tjera në lidhje me këtë takim, por mësohet se mbledhja është thirrur në kuadër të përpjekjeve që po bëhen nga palët politike për të dalë nga kriza.
Takimi i Bashës me aleatët opozitarë u zhvillua në selinë blu.
Mësohet se në takim është diskutuar për kryeministrin e qeverisë teknike. Sipas PD kryeministri i qeverisë teknike nuk duhet të jetë një figurë politike.
Koalicioni Opozitar deklaroi një ditë më parë se krijimi i qeverisë teknike është zgjidhja e vetme për organizimin e zgjedhjeve të ndershme.
Kujtojmë se ditën se sotme, kryeministri Edi Rama ka pasur disa takime me të besuarit e tij, si dhe me ministrin e Drejtësisë, Perit Vasili.
Ishte Ilir Meta, kreu i LSI-së, që gjatë një konference para dy ditësh bëri apel që palët të ulen dhe të dialogojnë, duke theksuar se nuk ka zgjedhje pa opozitën.
Duan qeveri teknike kriminelet…populli ka votuar masivisht per kete qeveri o kriminele dhe ju qe po ndjeni fundin tuaj nga reforma e drejtesise kerkoni qiqra ne hell. Ku eshte pare e degjuar kjo.
Po po, patjeter, jo figure politike. do bejme mulin dhe do garantojme zgjedhje te ndershme. kurse minister te brendshem propozojme nje figure tjeter akoma me apolitike, si kokzbaren strazimir