Kuvendi mblidhet të martën për komisionet e vetingut

8 Prill 2017, 14:37Politika TEMA

Kreu i Kuvendit Ilir Meta njofton thirrjen e seancës plenare për ngritjen e komisioneve të vettingut. Kjo mbledhje vjen pas ridërgimit të listës së kandidatëve nga Avokati i Popullit.

Kreu i Kuvendit në njoftimin dërguar krerëve të grupeve parlamentare njofton mbledhjen ditën e martë, më 11 prill, në orën 18.00.

Në seancë është parashikuar miratimi i projektvendimit për procedurat parlamentare për funksionimin e komisioneve ad hoc dhe realizimin e procesit të votimit. Gjithashtu parashikohet dhe miratimi i projektvendimit për krijimin dhe përbërjen e komisionit ad hoc për verifikimin e kandidatëve për institucionet e rivlerësimit.

Ndërkaq, krerëve të grupeve parlamentare u kërkohet që brenda datës 11 prill, ora 16.00 të dërgojnë propozimet për përbërjen e komisionit parlamentar ad hoc për verifikimin e kandidatëve.

Ky komision përbëhet nga 6 anëtarë, të ndarë në mënyrë të barabartë midis shumicës dhe pakicës parlamentare.

2 komente në “Kuvendi mblidhet të martën për komisionet e vetingut”

  1. pro says:

    ..te shpresojme se do te kthehet permbys{per mire}situata.

  2. Treviso says:

    Kuvendi do mblidhet per te plotesuar radhen apo per te marre vendime?
    Popullit i ka hikur besimi nga kryetari prostitute dhe ka te drejte, poderisa pranoi hapur te bashkpunoje me partine mafjoze anti veting.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje