DENONCIMI/ Si po më rrëmben pronat dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi

14 Prill 2017, 09:23Sociale TEMA
DENONCIMI/ Si po më rrëmben pronat dhëndri i Sali Berishës,

Esat Pira dhe Marieta Osmani nga viti 2008 janë bërë pronarë të një trualli me sipërfaqe prej 1200 metrash katrorë që gjendet përballë teriminalit të autobusëve të jugut në Tiranë.

Pavarësisht se kalimi i pronës sipas dokumentacionit që disponojnë është bërë në mënyrë të rregullt nga shteti në privat, sot ata janë të destinuar ta humbin përfundimisht truallin, apo thënë më saktë duket se e kanë humbur.

Prej 8 vitesh dy poseduesit sorollatet në xhunglën e institusioneve të drejtësisë ku ende nuk kanë gjetur një zgjidhje konkrete.

Esati dhe Marieta pretendojnë se ndaj tyre është bërë një padrejtësi e madhe duke vendosur gishtin drejtpërdrejt tek shtetasi JamarbërMalltezi.

Sipas tyre Malltezi, dhëndër i ish-kryeministrit Sali Berisha, duke përdorur pushtetin e vjerrittë tij ka mundur të sajojë dokumentet përkatëse për t’i rrëmbyer pronën nga duart.

Ata në bazë të informacioneve të marra nga burime pranë trupës gjyqësore të shkallës së parë, thonë se dhëndri i ish-kryeministrit Berisha ka ndërhyrë tek organet përkatëse, ku ka përfituar prej tyre favorizime.

Drejtësia e vendosur me dy standarde ka sjellë një dëm të madh financiar, moral dhe psikologjik për familjen Pira dhe Osmani.

Historia

Historia e kësaj çështje, sipas rrëfimit tëdy denoncuesve zë fill nga 6 maji i vitit 1992.

Në atë periudhë Komiteti Ekzekutiv Pluralist i kohës ka shitur komform ligjit ekzistues një truall të cilësuar të lirë nga çdo barrë e hipotekës.

Blerja e pronës fillimisht është bërë nga një shtetas tjetër, ku deri më 07 shkurt 1998 ka pasur dy shit-blerje të bazuara në dokumentacionet përkatëse.

Në këtë datë, trualli u shpall në shitje dhe u ble nga shtetasit Esat Pira dhe Marieta Osmani, të cilët nënshkruan përpara një noteri kontratën e marrjes së kësaj pasurie.

Menjëherë pas këtij veprimi, Hipoteka bëri regjistrimin në emër të ortakëve, një lëvizje kjo që nuk do të zgjaste më tepër se 10 vjet.

Pikërisht në vitin 2008 në skenë del shtetasi Jamarbër Malltezi, i cili duke përfaqësuar 47 aksionerë pretendon pronësinë e kësaj pasurie.

Nën pretendimin se kjo ka qenë një pronë e klubit “Partizani”, ai nis procesin për ta privatizuar, duke dalë në çdo rast si përfaqësuesi i grupit të aksionerëve.

Nga të dhënat që disponon gazeta “TemA”, një pjesë e 47 personave që përfaqësohen si blerës nga Malltezi, nuk kanë asnjë dijeni mbi ekzistencën e një prone të tillë.

Shtetasi M.K, i cili renditet në listë, thotë hapur se është i painformuar mbi këtë çështje.

“Deklaroj se nuk kam dijeni që është zhvilluar një ankand publik dhe me anë tëtë cilit unë qenkam bërë bashkëpronar që prej vitit 2008,” tregon ai.

Edhe persona të tjerë të cilët nuk dëshirojnë të bëhen publikë, rrëfejnë se ndjehen të surprizuar nga ekzistenca e kësaj çështje.

Me fshirjen e emrave të tyre nga hipoteka në vitin 2008, Esat Pira dhe Marieta Osmani ju drejtuan Gjykatës së Tiranës për të kërkuar zgjidhje.

Menjëherë pas ankesës së tyre, Gjykata Kushtetuese mori vendimin për t’i kthyer pronësinë duke kërkuar rishkruajtjen e emrit të tyre në regjistrin e Hipotekës.

Por urdhri i dhënë nga ky institucion nuk do të zbatohej kurrë ashtu siç duhej, pasi Hipoteka vendos të rikthejë emrin e tyre, por këtë herë duke e mbivendosur tek grupi i aksionerëve dhe pa bërë asnjë fshirje.

Nga veprim i kryer prej këtij institucioni, të dyja palët ngelën pronarë në të njëjtën kohë. Kjo lëvizje i krijoi mundësi grupit të përfaqësuar nga Jamarbër Malltezi që të vijonte ta ndiqte çështjen më tej, dhe shtetasi Xhim Begeja (dajë i Malltezit) ngriti një padi.

Më herët, Gjykata e Apelit dha një vendim të formës së prerë në favor të dhëndrit të ish-kryeministrit, duke i prerë shpresat Esat Piras dhe Marieta Osmanit.

E vetmja alternativë e tyre brenda sistemit të drejtësisë shqiptare ngelet Gjykata e Lartë.

Të zhgënjyer nga vendimet që janë marrë, ata ndjehen të frikësuar se organi më i lartë i hirearkisë së drejtësisë mund të vendosë nëdisfavor të tyre.

Dy shtetasit i drejtojnë një apel të gjithë ligjvënësve që të tregohen të matur dhe objektiv në konkluzionin e gjykimit të tyre.

Denoncimi

Njëri prej pronarëve Esat Pira tregon për gazetën “TemA” padrejtësinë që ai gjykon se është bërë me këtë çështje.

“Çdo pretendim që ngremë e bëjmë  mbi bazë të fakteve. Kjo është një vjedhje që po na bëhet ku pala tjetër është duke përdorur forcën e pushtetit për të ndërhyrë në organet e drejtësisë.

Ata nuk kanë pasur asnjë dokument dhe kanë përfituar nga pushteti.

Sipas hulumtimeve tona, ata kanë ndryshuar dosjen duke zgjatur gjyqin deri sa  plotësuan dokumentimin.

Në këtë rast akuzoj edhe Bashkinë e Tiranës, e cila nën drejtimin e Lulzim Bashës ka falsifikuar shkresat tona zyrtare. Është turp,” denoncon Pira.

Ndërkohë bashkëpronarja tjetër Marjeta Osmani akuzon drejtpërdrejt trupën gjykuese për anshmëri gjatë marrjes së vendimit të tyre.

Ajo thotë se burime të afërta i kanë treguar se çështja ka kaluar në favor të palës tjetër me urdhër të dhëndrit të Berishës.

“Unë akuzoj Ministrinë e Financave të kohës e cila ka kryer fshirjen e emrit tonë nga listat e hipotekës dhe kanë vendosur emrat e palës tjetër në interes të Jamarbër Malltezit dhe Shkëlzen Berishës.

Pas vendimit negativ nga shkalla e parë, ne e apeluam çështjen në shkallë të dytë ku trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësi Gramoz Levanja që komandohet nga Berisha dha vendimin në disfavorin tonë.

Kam kontaktuar Sali Berishën për këtë çështje dhe nuk më ka kthyer asnjë përgjigje.

Kemi marrë nga Jamarbër Malltezinjë mesazh i cili na ka thënë se nuk ka asnjë interes për pronën pasi i takojnë veç 2 metër katror, por nga ana tjetër ai është përfaqësues dhe në çdo seancë sjellin avokatin e studios së Argita Berishës,” thotë Marjeta Osmani.

Të lodhur, të vrarë dhe të zhgënjyer nga pin-pongu i institucioneve, sot dy shtetasit nuk kanë më asnjë shpresë se ndaj çështjes së tyre do të vendoset drejtësi.

“Nuk besojmë se kjo çështje merr zgjidhje nga drejtësia shqiptare. Ne jemi të gatshëm ta çojmë deri në Strasburg. Kemi të drejtën ligjore dhe të drejtën nga zoti mbi këtë pronë.

Na kanë rënë në qafë padrejtësisht dhe ne do të kërkojmë deri në minutën e fundit që këtë pasuri ta marrë ai që i takon,” paralajmëron Esat Pira.

Por edhe Marieta Osmani ndan të njëjtin mendim me të. Ajo siguron se asgjë nuk do ta pengojë për të marrë atë çka i përket.

“Ne këto ditë kemi gjyqin në Gjykatë të Lartë dhe jemi të rrezikuar ta humbim. Ndjehemi në panik pasi Jamarbër Malltezi edhe në këtë rast duke përdorur pushtetin e vjerrit të tij mund t’i mbyllë gojën trupës gjyqësore.

Gjithsesi ne shpresojmë se kryetari i Gjykatës së Lartë Z. XhezairZaganjori do të bëjë drejtësi. Unë e kam blerë me djersë këtë truall ku kam përdorur kursimet e një jete të tërë.

Jetën time s’mund ta fal. Nëse nuk marr zgjidhje nga Gjykata e Lartë, do t’ja besoj çështjen drejtësisë evropiane,” thotëMarieta Osmani.

Esati dhe Marieta sot kërkojnë të vërtetën, transparencën dhe drejtësinë.

Tre kërkesa minimale që sa më shumë janë afruar në 26 vite aq më tepër është bërë nga faktorë të ndryshëm për t’i larguar si për t’i mbyllur gojën organeve të rendit  juridik.

Ata nuk duanë më tepër se sa i takon nga dokumentet që disponojnë.

Pasi dëgjon historinë e tyre, pyetja që shtrohet nga të gjithë është: “Kaq e vështirë është që të vendoset drejtësi?”

17 komente në “DENONCIMI/ Si po më rrëmben pronat dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi”

  1. Xen deledashi says:

    Pas tulles e ka edhe ky kokeloqja sa të vihet në punë vetingu

    1. xheJ eN Bi says:

      E vetmja menyre per te shpetuar pronen eshte po te shtyhet gjyqi per te perfituar kohe.
      Duke mare nje raport mjekesor mund te shtyhet gjyqi dhe pas Qershorit do fryje nje ere e re ,
      nga ku do gjejne drejtesi dhe dy bashkepronaret.

    2. TARRASI says:

      Une kam 23 vite neper gjygje me nje palaco pa pushtet e pronesi toke dhe akoma skam gjetur zgjidhje e ti do haesh me ato qe e kane bere prone drejtesine.

      Une i njoh dhe pronaret e vertet te truallit tim dhe ata nuk kane asnje pretendim ndaj truallit por nje palaco qe iu dha nje pjese e vogel e truallit nga reforma agrare dhe me dokumenta fallco vazhdon te me sorollasi neper gjygje.

      Ehu Shqiperia eshte ka qene dhe do mbetet nje vend qe te ikish naten me vrap jo me makine e avion … e jo me te investosh ne nje vend me pushtetare e drejtesi hajdute….

      Hidh shtetin ne gjygj e meri leket plus vleren qe kane tani e gjithe shpenzimet qe ke bere neper gjygje se ato e shiten fillimisht kete toke.
      Me shtetin e fiton gjygjin ne Stratsburg dhe ajo eshte e vetmja menyre per te fituar se ne Shqiperi ske per te gjetur drejtesi derisa te behet vjerri Kryeminister

  2. dymi says:

    Ja nje aresye pse eshte ngritur çadra ne bulevard.

  3. dymi says:

    Ne zonen e Himares para 4-5 vjetesh thuhej : pronat e tua i merr po pagove perqindjen tek “bosi me helikopter”( nenkupto dhendri i Saliut.)

  4. Toka eshte e jamboshnjak malltezit. Ja ka sjell stergjyshi mongol nga Bosnja.

  5. ABC says:

    Sa qindra qytetare kane te njejtin hall si keta. Prandaj i ndryshonte Berisha drejtuesit e hipotekes cdo 2 vjet minimalisht. Cdo kryetar i ri vinte, bente punen sic i kerkoheshe nga lart, i ngateronte emrat me urdher qe te mos merte vesh me njeri se e kujt ishte prona më dhe shume shpejt ndryshoheshe. Edhe dicka tjeter….te gjith keta te hipotekes zgjidheshin personalisht nga Berisha.

  6. Elton1 says:

    Po nuk ka mundesi ti bej malltezi kto. Ai esht I drejt si draperi.
    Pastaj Ai esht dhe “demokrat “

  7. Rrofte trapi im says:

    nja 20 veta Jane per procedim penal po qe se Jane te verteta kto qe shkruhen

  8. Robert says:

    Po futja nje koqe plumbi ne koke qe te jesh i sigurte se ddo veje ne hale dhe i sigurte se nje dite do dalesh nga burgu por do jesh nje ‘avni rustem’ . Une keshtu do e benja

  9. Labi says:

    Mos me ne gjykate te harxhoni leket,nje vrases me pagese dhe ata te hipotekes do marrin nje hyrje te re ne Sharre,familjaret e tyre do hane leket e Malltezit ats do ti hane krimbat,po vrave nja dy te hipotekes e si rrine te tjeret.

  10. ZZzzzzz,.... says:

    KJO SESHTE GJE FARE NE KRAHASDIM ME ATE QE KA BERE KY MOSTER I CILI NE VITET E PUSHTETIT TE BERISHES DHE NEN CADREN E TIJE HAPI ZYREN KOMISIONERE ME NJE NJERI ME ORIGJINE SPANJOLLE DHE PASAPORT AMERIKANE .KETA BLININ ME ANE TE KETIJ PRONA NE JUG SI PSH TE BEJ LIBOHOVES NE POPRO, TE SHTINOVE NE DELVINE E SARANDE TE VRIONAJVE .ME KANIZMI ISHTE I THJESHT PASI DUKE MOS GJETUR HAPESIRE NE GJYKATA DHE DUKE PAS MOSMAREVESHJE PRONARET LATIFONDISTE PASI JANE NE SHUME BREZA MALLTEZI ME SPANJOLLIN DILNIN GARANT DUKE UA BLER PER 0,5 -1 DOLLAR METRI KATROR PER SIP NGA 30-50 HEKTARE .POR HILJA QENDRON EDHE ME SHUME KUR ATA TRAJTONIN VETEM NJERIN NGA PERFAQ. E PRONAREVE DHE DUKE I ZHDUK TE TJRET NGA PRONA ME DOK. FALLCO KESHTU QE PALET BININ DALORT NE KETE MENYRE MALLTEZI KA MARE GJITHE ATO SIP. TE LATIFONDISTEVE NE JUG TE SHQIPERISE ….????!!!

  11. Celo Mezani says:

    E dime si do mbaroj kjo histori. Pas 2-3 vjetesh kjo ceshtje do te shkoje ne Stasburg dhe zonjes qe i kane rrembyer pronen ne 2008 Familja Berisha, do i kthehet e drejta ne vlere monetare (vlera truallit, fitimi i munfuar per 10 vjet, kostot e te gjitha gjyqeve, interesat e akumuluar, etj, etj).
    Shteti shqiptar do duhet ti paguaje 1 milion Euro demshperblim zonjes ne fjale, leke te cilat do te merren nga taksat qe ne te ndershmit paguajme cdo dite per sherbimet publike (shkolla, spitale, rruge, etj).

    Prandaj familja Berisha, nuk po le gur pa levizur per te penguar sa me shume Vettingun dhe deri diku po ja arrijne qellimit ne bashkepunim me MEten

  12. .......!!!!!? says:

    Mos rrini duke komentuar o popull por ngrihuni dhe zhdukni faren e berishave sa nuk eshte vone, ata funderina kane zaptuar gjthe shqiperine !!

  13. Emiljano says:

    Toka esht e xanun

  14. Kellira says:

    Pronen e kujt blene keta me 6 maj 1992?!
    Me rroga shteti e blene ate prone?!

    Por kjo eshte corba e pronave qe ka gatuar Ramizi, e votuan 250 deputete dhe qe e zbatoi Saliu.

  15. vang says:

    Ne Shqiperi jane bere vertet shume padrejtesi po te interesuarit ta kerkojne te keqen tek ata qe e shiten token si te qe e tyre.Toke e blere ne nje perudhe te dyshimte dhe pastaj duke ditur se do te dilnin probleme e shiten tek fukarenjte qe tani vijne verdall.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje