Robert Seman Jr. ishte në një proces gjyqësor si i dënuar me vdekje për përdhunimin e një 10-vjeçareje dhe vrasjen e gjyshërve të saj.
Por, 48-vjeçari nuk ka pritur përfundimin e dëgjesës së tij të fundit dhe vendimin e gjykatësit, ndërsa ka kryer vetëvrasje duke u hedhur nga ballkoni i gjykatës.
Ai ishte duke u shoqëruar drejt një qelie, në momentin kur juria do të merrte vendimin e saj, ndërsa iu ka ikur oficerëve të policisë dhe është hedhur nga ballkoni, duke gjetur vdekjen.
Vetëvrasja e Seman, mbyll përfundimisht një process gjyqësor, që tronditi komunitetin në Ohio, ndërsa zgjati më tepër se dy vjet.
Gjithçka nisi mëngjesin e 30 Marsit 2015, kur nëj zjarr përfshiu shtëpinë e 10-vjeçares Corinne Gump, duke zënë brenda atë edhe gjyshërit e saj.
Zjarri ndodhi vetëm një ditë përpara se Seman të dilte për të dëshmuar në gjykatë në lidhje me përdhunimin e 10-vjeçares.