Takimi me “Profesionistët e Rinj”, Veliaj: Me Edi Ramën kryeministër mund të bëjmë gjëra që veç e veç asnjë nuk i bën dot

14 Prill 2017, 17:28Sociale TEMA

Partia Socialiste zhvilloi sot pasdite një takim me “Profesionistët e Rinj”, ku i pranishëm ishte edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe njëherësh anëtari i Kryesisë së kësaj force politike, Erion Veliaj. Në fjalën përshëndetëse, Veliaj vlerësoi këtë nismë si një mundësi shumë të mirë për të kontribuar për përmirësimin e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë.  “Është shumë e rëndësishme që të kuptojmë që ky nuk është një klub social, pra ku njerëzit vetëm englendisen dhe ku vetëm kalojnë kohë me njëri-tjetrin. Ky në fakt në dallim me shumë grupime të tjera që kemi dëgjuar në Shqipëri, ky në fakt është një grupim krejt tjetër, që i thotë PS-së, por mbi të gjitha Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, çfarë mund të jap unë për vendin tim. Ajo shprehja e famshme e Kenedit për grupe si këto është e vërtetë, të cilët vinë dhe thonë, kjo është ideja ime në Ksamil, kjo është ideja ime në Gjirokastër, kjo është ideja ime në veri-lindje, për këtë ka nevojë Shqipëria sot”, tha ai.

Kryebashkiaku Veliaj shprehu bindjen se duke qenë të bashkuar dhe nën drejtimin e Edi Ramës si kryeministër, mund të realizohen mjaft projekte. “Në thelb PS këtë ka në brumin e vet, çfarë mund të bëjmë ne për Shqipërinë. Po të shikosh në të majtë e në të djathtë ke njerëz që o na lidh puna, o na lidh jeta, o na ka lidhur shkolla, o do an lidhi e ardhmja. Pikërisht se nuk jemi ishull është shumë e rëndësishme që të shikosh se kë kemi në krah për të kuptuar që në një familje të madhe, si PS e Shqipërisë me Edi Ramën kryeministër sot dhe kryeministër nesër, ne mund të bëjmë gjëra që veç e veç asnjë nuk i bën dot”, tha ai.

Duke bashkëbiseduar me të rinjtë profesionistë, Veliaj zbuloi edhe një detaj nga ditët e tij të para në Bashkinë e Tiranës. “Ditën që hyra në Bashkinë e Tiranës pashë organikën dhe thashë, kush e bën këtë punë, kush është drejtor këtu. Më than, ky është çuni i filanit, funksionarit të PD. Është nusja e filan funksionarit, po këtu? Kryetarit të partisë aleate. Miqtë e mi kjo shpjegon se pse Tirana flinte gjumë nga kryetari e deri tek roja poshtë. Dhe në fakt sot kemi një rrjet profesionistësh kryesisht nga portali i DAP, të cilët sot i kanë dhënë Tiranës Planin e ri urbanistik, që sapo e aprovuam tani me kryeministrin. Sot i kanë dhënë një kushtetutë që u bë për 8 muaj, të tjerët nuk e bënin dot për 4 vjet”, u shpreh Veliaj.

1 komente në “Takimi me “Profesionistët e Rinj”, Veliaj: Me Edi Ramën kryeministër mund të bëjmë gjëra që veç e veç asnjë nuk i bën dot”

  1. Tironci says:

    Tek drejtoria e Pergjithshme e Policise se shtetit, nuk do tja dije njeri qe punon, mjafton qe te jesh e partise, duke filluar nga shefat deri te roja poshte, ta thone cope, jam i partise une, se me ka sjelle partia, dhe nuk me prek me dore njeri se i perkas partise. Kshu qe mo na hapni barkun me keto meritokracira fallco. Mjafton te jesh i partise, dhe heq partia nga puna te aftin, dhe vendos partiakun e paafte. nuk e di si funksiononi ju ne bashki, mbase aty keni vendosur vertet te aftet, por neper ministrira, jane te gjithe te partise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje