“Ambasadori Thomas A. Shannon, Nënsekretar i Shtetit për Çështjet Politike, u takua sot me Ministrin e Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati për të adresuar interesat e përbashkëta në marrëdhëniet tona bilaterale dhe rajonin. Nënsekretari rikonfirmoi partneritetin e ngushtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, mbështetjen tonë të fortë për përpjekjet e Shqipërisë për reformën në drejtësi dhe angazhimin tonë të përbashkët ndaj vlerave demokratike, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Ambasadori Shannon theksoi gjithashtu rëndësinë që të gjitha partitë politike në Shqipëri të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.”
Ishte kjo fjalë për fjalë deklarata e publikuar në faqen zyrtare të DASH, (Departamenti Amerikan i Shtetit) pas takimit që u zhvillua nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, në Shtëpinë e Bardhë. Një deklaratë që për hir të së vërtetës i err sytë Partisë Demkratike dhe Lulzim Bashës, por që pritej për sa kohë që vizita e kryedemokratit para ca javësh në SHBA doli nul.
Mirëpo, edhe pse kjo deklaratë nuk lë asnjë vend për diskutim, nga mediat pranë Bashës është trajtuar si një “shuplakë” ndaj Ramës dhe partive që janë regjistruar në zgjedhjet e 18 qershorit. E gjitha kjo në fakt është një manovër për t’i hedhur hi syve qytetarëve, të cilët nga media kanë nevojë për një pasqyrim por dhe intepretim serioz larg karagjozlleqeve politike që fryhen nëpër portale tallavaje.
E vërteta është se DASH i ka përcjellë një shqetësim ministrit Bushati, i cili ishte në një vizitë zyrtare në Shtëpinë e Bardhë. Pra, nuk ishte në Shtëpinë e Bardhë Ditmir Bushati (PS), por ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati. Një diferencë që dashakeqsisht ose nga injoranca disa media nuk e kanë bërë. Bushati ishte në SHBA në emër të shtetit shqiptar dhe çdo shqetësim apo mbështetje nuk e merr për ta çuar në selinë e PS-së, por e merr për t’ja sjellë shqiptarëve dhe klasës politike në Tiranë, e cila kur i do b*** e quan SHBA-në mike të madhe e kur si shkon përshtat qëndrimi i saj, e quan të korruptuar nga paratë e drogës.
Absurdi i trajtimit të mesazhit (për zgjedhjet) të DASH sot duke e trajtuar si mesazh ndaj Bushatit të PS-së dhe jo Ministrit të Punëvë të Jashtme të Shtetit shqiptar, tregon edhe njëherë se media dhe profesionalizmi janë në venitje e sipër. Pafuqia e çadrës tanimë s’ka as kreativitet, sepse të trajtosh si të njëanshme mesazhet që SHBA mban kundrejt një funksionari të lartë të Republikës së Shqipërisë, është të tallesh me qytetarët, të abuzosh me miqtë ndërkombëtarë dhe të dëshmosh se mes militantizmit dhe profesionalizmit të fitojë bindshëm i pari.
SHBA nuk vuan nga kompleksi i “çadrës”, ndaj nuk do t’ia dijë se i kujt partie është ministri. Për Shtëpinë e Bardhë Ditmir Bushati ishte Shqipëria. Dhe ndaj Shqipërisë e shqiptarëve u dhanë dy mesazhe të cilët ishin “rikonfirmojmë partneritetin e ngushtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, mbështetjen tonë të fortë për përpjekjet e Shqipërisë për reformën në drejtësi” dhe “të gjitha partitë politike në Shqipëri të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.”
Mesazhi i parë është i qartë sa i përket reformës në drejtësi. Ndërsa se kush është partia që nuk do të hyjë në zgjedhje, e dimë të gjithë ne, populli shqiptar. Ajo shprehet se do ishte mirë të marrin pjesë të gjithë në zgjedhje, por që në fund të fundit ndaj është demokraci, nëse nuk do të garosh, nuk hyn në garë.
Pse shqetesohet PS?! Le te fitoje ….le te kurseje dhe parare e droges qe kish planifikuar te harxhonte.
PD ja do te beje gabim fatal nese hyn ne kete farse te quajtur “Zgjedhje”.
FLOGERT,!
Mos u merrni me të marrët .
Bëjini presion aeverisë ,të mos lerë marrëzinë të na bllokojë rrugët dhe të prishë qytetet!
Dhunusit ,para drejtësisë!????
Ky nuk ka moral, eshte turpi i Shqiperise kur mohon keshillat e dashamiresve te vendit tone, ky maskara sic duket i pelqejne idete e Mobutos dhe Korene e Veriut qe jane vetem me veten e tyre.
Kurre mos marri pjese kjo parti legenash ,antishqipetare . SHQIPERISE PO I BEN NJE NDER SHUME TE MADH CADRA E VETEVRASJES SE PD.
kupola e pd-s ka vene ne levizje aleatet e saj
mijallkov (ish shefi i sherbimeve sekrete maqedone) takohet me fazllic edhe pak durim shqiptar ppsh me ish komunistat e saj po gjallerohet ashtu si zogu me mbeshtetjen sllave do kthehen ne pushtet
me shqipen e shqepur thuhet: “Si Basha tentoi te fsihej sot
gazeptar leshi
me shqipen e shqepur thuhet: “Si Basha tentoi te fsihej sot
gazeptar leshi …
ORE! N.Q.SE PD-ja S’DO TË MARRË PJESË NË ZGJEDHJE, S’KENI ASNJË TË DREJTË TA DETYRONI,!
DEMOKRACIA JA NJEH TË DREJTËN E RREFUZIMIT!
DO BËJMË SI DO BËJMË PA PD-në.
UNË KAM VETËM HALLIN QË TË ENJTEVE NUK DO TË KEMI GALLATË NGA KOMEDIANI BERISHA??
PROPOZOJ QË BERISHA TË JETË AUTOMATIKISHT ANËTAR, SEPSE ËSHTË GALLATË!!!!??
Hajt ne te theodhoriut vafsh moj PeDe ?
SH B A thot po su fut pd në zgjedhje na plasi bytha
Pak a shum edim kush esh lul leshi me shoket por se kuptoj nje pjes qe ju besojn akoma kti plere esh per te erdhur keq
Z Rama vazhdo me kurajo zbatimin ekerkesave the shumices she popullit shqiptar ,ata we.nuk duan ref me drejtesi poppulli I.quan KUSARE due do to.denoje me vote.