Luan Rama mbështet akuzat e Adriatik Llallës për policinë: Nuk merret vesh ku ka përfunduar droga

22 Prill 2017, 20:20Politika TEMA

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, ka mbështetur akuzat e kryeprokurorit Adriatik Llalla ndaj policisë.

Llalla deklaroi një ditë më parë, se policia e asgjeson hashashin e sekuestruar pa praninë e policisë, ndërkohë që kjo e fundit u përgjigj, se janë vetë prokurorët ata që nuk shkojnë.

Nuk më surprizon deklarata e prokurorit të Përgjithshëm, pasi është një fakt të cilin unë jo vetëm e kam ditur më parë, por edhe e kam denoncuar shumë më parë në Kuvend si një veprim haptazi të kundërligjshëm të strukturave të Policisë së Shtetit, të cilat kanë bërë asgjësimin e lëndës narkotike të kapur pa praninë e prokurorit, pa praninë e përfaqësuesve të gjykatës. Dhe ç’është më e rëndësishmja, pa mbajtur procesverbal në tre kopje, siç është detyrimi ligjor për ç’do rast në vendin ku bëhet kapja e lëndës narkotike.

Fakti që jemi përballë realitetit, që është bërë asgjësimi i lëndës narkotike pa praninë e prokurorit, të oficerit të policisë gjyqësore, pa praninë e përfaqësuesit të gjykatës siç e kërkon ligji, natyrisht krijon mundësi për të hamendësuar se jo vetëm nuk është asgjësuar e gjithë lënda narkotike e kapur, por çdokush mund të mendojë, që kjo lëndë është ricikluar dhe mund të jetë magazinuar nëpër tunele dhe depo, siç ka ndodhur për fat të keq të provohet me veprimet më të fundit.

Dua ta ftoj prokurorin e Përgjithshëm të shfaqë të gjithë përgjegjësitë si titullar i organit të akuzës që është, të lërë mënjanë deklaratat dhe të ngrejë një grup të posaçëm pune për të filluar çështjen penale për të hetuar dhe për të identifikuar përgjegjësinë e çdo individi që nuk ka zbatuar ligjin apo ç’është më e rënda që ka shkelur ligjin duke bërë “asgjësimin” e lëndës narkotike në kundërshtim me procedurat që përcakton në mënyrë rigoroze kodi i procedurës penale dhe ligji për asgjësimin dhe luftën kundër lëndëve narkotike dhe psikotrope.

Nuk mjaftojnë fjalët. Prokurori i Përgjithshëm dhe Prokuroria e Republikës është organ akuze. Fjalë shkojnë në kuvend ose në mitingjet partiake e politike.

Prokuroria duhet të veprojë me forcën e ligjit për të identifikuar për të hetuar dhe për të ndëshkuar me forcën e ligjit, cilindo që rezulton i implikuar në këtë veprimtari kriminale, qoftë nga radhët e organeve të Policisë së Shtetit apo të organeve të tjera të zbatimit të ligjit, apo qoftë cilindo punonjës në administratën publike me nivel përfaqësimi politik në të gjitha nivelet për të dëshmuar jo thjesht vullnet, por forcë në zbatimin e ligjit.

Ka një reagim pozitiv të strukturave të Policisë së Shtetit pas ndryshimit të ministrit. Ka një bashkërendim më të mirë në vlerësimin tim edhe në partneritetin midis Policisë dhe organit të Prokurorisë, por kaq nuk mjafton.

Është shumë pak për të na krijuar bindjen që realisht organet e zbatimit të ligjit janë të vendosura për t’i shkuar deri në fund goditjes me forcën e ligjit të cilitdo që me veprimet apo mosveprimet e veta është bërë pjesë e kësaj gjëme të madhe, siç është kultivimi i lëndës narkotike”, tha Luan Rama.

21 komente në “Luan Rama mbështet akuzat e Adriatik Llallës për policinë: Nuk merret vesh ku ka përfunduar droga”

  1. Ivan i madh says:

    Kete palo politikan te semure dhe mbetje te PS qe ju ngjit si m… pas kepuce bandes lsi duhet besuar se vetem ai qe ka profesion vjedhjen si ky dhe banda lsi nuk besojne. Se e ka kete ile ky profesion kaq i dashur i kesaj bande hajdutesh qe nuk besojne tek te tjeret se i konsiderojne si vetja felliqesira e maskarenj.

    1. kujtesa says:

      Kur droga ishte sheshit,Luani e bente nje xhiro andej ku ai e dinte qe kishte dhe ja fuste nje vize.
      Tani qe se merr vesh se ku eshte droga,luani eshte bere keq!!!!!!!

    2. May says:

      Po normalisht LSI e nbeshtet Llallen se ata e kane vene ,

  2. Timi says:

    Ka shkuar ke shtepia e Metes ne gjirin e Lalzit! Qelbesire qe i hedh benzine zjarrit. I harruat blloqet e kryetarit tuaj qe shkonte nga zyra ne zyre me qindra mijra euro dhe aleancen me vrasesit e 11 Janarit dhe hajdutet e kriminelet Berisha e Basha? Edi Ramen nuk e ka kapur njeri me blloqe apo me droge! TURP! Jeni pisa!

  3. Populli says:

    Llap llap si ato gratë e liga o i ndyre o bajge e qelbur,sa pushon Mona fillon Ti o surrat i ndyre.E ndrite ti o legen kur te beri PS minister rendi.E harrove kur ishe minister rendi,merrje vetem makinen e bridhje me kurva tere naten,apo kujton se ste ka pare njeri?
    Ptuuuuuuuu

  4. iliri says:

    Me mir se sa e din gjendjen e droges se mbjell LSI nuk ka kush e di.
    Gjith droga ne siperfaqe pyjore e kullota qe administrohen nga Ministrat e LSI dhe ruhen nga policia pyjore qe perehet nga militant te LSI eshte mbjelle!

  5. Albann says:

    Akuzojne camet per te pabese…Partia e skrapatllinjeve qenka ku e ku me e pabese ?

  6. beni says:

    Ik more se mbetet pas pidise

  7. shkodrani says:

    O Luan jeni ba do flliqsina te LSI partija ma e qelbun e Europes pas jush vin dhe kriminelat e Partis Demokratike Shqipris shkoni mo hajna e kriminela po ju ku i paskeni shpetu Enverit apo normal jeni ken spijuj zoti ju shuft faren pd e lsi

  8. shaqo says:

    Ky djali i policit e ka vendin ne cader, se idiotet duhet t’u bashkohen budallenjeve idiote.

  9. Juri says:

    Ibyth e zgjuar shume ti , o cop idioti dhe I pa pergjegjshem vetem genjeshtra dini te thoni po kush e ndalon prokurorin te shkoje more kur behet asgjesimi po ato gjinden ne maje te malit le te shkojne shko edhe ti , po deshe . Ne radhe te pare merni masa per prokuroret pastaj kaloni ne polici.vetem shpifje pa pike pergjeshmerie thoni lexoje ligjin pastaj pyet kush nuk mer pjese

  10. boom says:

    E di DEA amerikane se ku ka perfunduar droga e Metes. Mos u kruani shume me ceshtje droge se i pari qe e ha eshte Likja dhe pastaj gjithe ju te tjeret qe na beni si te virgjer.

  11. Bashk says:

    Po si more koqe kujt ja thini keto ju, po Ploicia e Shtetit ka 2 vjet minimumi qe shkul rrenjet e kanabisit , ku ishte Prokuroria deri tani? Cne qe u kujtua tani? Apo vettingu patjeter…Po ti me LSI e hajduteve dhe horreve a nuk je pjese e qeverise dhe je po aq pergjegjes nese ndodh kjo? Apo Ministria e Brendshme eshte njera nga kerkesat qe ka koktuli Meta dhe ju hedhur ne sulm per te krijuar idene qe PS se ben dot dhe ju e beni me mire…

  12. arbeni says:

    po ky luan rama e insektoi ky policine qe flet kot, ky servili i hajdutit meta, plehra te ndyra , po tallen me popullin keta

  13. kapiteni i anijes says:

    Ke shume te drejte , ne kohen e Berishes i gjithe narkotrafiku kapej me prezencen e prokurorve dhe te pordhicise . Madje me firmen e vete prokurorit Llalla dhe Kryeministrit Berisha .
    MORTJA SI NUK JU HAN JU KERMAVE TE LSI , NE VECANTI LUAN MASKARA RAMA .

  14. blendi ...ziu says:

    Ne fakt nuk merret vesh me ke eshte ky “luan”, me qeverine apo me …”ARIUN” ?!!!

  15. Paris/Montpeille says:

    Shume mire e ben L.Rama qe e di vete libretin e rolit qe ka dhe se ç’fare i ka thene Regjizori te flase kur Oponenca/ e cila e akuzuar ne te njejten kohe nuk e hap gojen te tregoje se kujt i perkasin “mallrat” qe gjenden neper “magazina”!!!…pra te dy palet ne menyrat e tyre i mbulojne “pronaret”..Kjo duket llogjika pa perdorur dylbi me reze per naten..Dihen ne mes te dites…po is OK

  16. pjeter says:

    o luan trimi? po pse kryeprokurori nuk zbaton ligjet ne qofte se paska shkelje te renda te ketij lloi? kush e ndalon? apo ju pelqen ti bieni daulles se propagandes dhe denigrimit te policise ?natyrisht duke goditur ate qe ka emeruar drejtuesit e larte te strukturave, kete loje e kuptuam edhe ne qe do te votojme, kush e pengon kryeprokurorin te ngreje ceshteje penale ne qofte se ka prova?nuk i lejohen llafet boshe , nuk lejon ligji, ato duhet vette ti perrallisni juve ne parlament, kurse kryeprokurori ka pune tjeter me duket, apo krye prokurori po mrr masat perkatese pas vetingut, sepse edhe ai ka ndonje skelet te fsheur gjekundi?dhe pa tjeter i duhet politika?

  17. LORA says:

    Levdadatat e luan rames ne adrese te F.Xhafajt I marr si zbehje te punes se tij ne raport me ate te Sajmir Tahirit,
    dhe kjo me shqeteson.
    Sa here qe m’e del nga mendja lidhja e forte e llallerise me lesh-e-line,,,,vjen e m’a kujton sy-topja luan rama.
    O luan,a n’a thua dot pse vajti e u zbraz tek i.meta kryeprokurori “uji me Kos” kur Ambasadori Lu njoftoi publikisht pamundesine (ia hoqi vizen amerikane) e tij per te vizituar SHBA-te ?????
    Respekt per punen e Policise se Shtetit.

  18. linda says:

    Eshte rifutur ne treg pef tu perdorur per vilen e Rames dhe Linees.

  19. dina says:

    O LUAN RAMAZOGISTI TI SJE GJE TJETER VECSE NJE PERCARES NE KUALICIN JU NXISNI PERCARJE DHE NUK DUHE MARRE PARASYSH DEKLARATAT TENDE DHE TE ILIR TRADHETARIT QE LUFTON PER TE PASUR SHQIPERINE NE DORE .POR POPULLI NUK PER TU VOTUARE KURRE DHE TI BEN LUFTE PER TE FITUARE NO NJE POSTE TE HUMBUR U SHOFTE RRACA JUAJ.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje