Një video e re, e cila duket se tregon pasojat e bombardimit më të fundit rus në Siri, ka pushtuar rrjetet sociale.
Pamjet shqetësuese tregojnë shkatërrimin e qytetit sirian Al-Lataminah dhe fshatrave përeth, pas sulmit nga avionët rusë me bomba-parashutë.
Video tregon një fëmijë midis rrënojave, me shumë gjasa i vetmi i mbijetuar i familjes së tij pas bombardimit, i cili qan dhe kërkon ndihmë.
Bombat-parashutë janë bomba të padrejtuara, të cilat lëshohen në rënie të lirë nga avionët nëpërmjet parashutave apo pajisjeve të tjera të ngjashme. Efektet e tyre janë tepër shkatërruese, pasi ato nuk kontrollohen për të goditur një shenjestër të caktuar.
Sipas raportimeve, Rusia ka përdorur bomba të tilla gjatë dy viteve të fundit në luftën e Sirisë, ndërsa ekspertët besojnë se ato janë mjeti më efektiv që ushtria ruse ka për shkatërrimin e tuneleve nëntokësore.
Propaganta ant-Ruse vazhdon….ju kujtojme qe Rusia ka shkuar per te luftuar ISIS-in qe amerikanet e krijuan dhe e mbeshtesin me armatime.
A eshte e mundur qe ISIS te mbijetoj (pa mbeshtetjen e amerikaneve) nga 2 vite sulmi shkatrimtar Rus !!!! Eshte e qarte qe dikush i mbeshtet, pa tjeter qe JO Rusia dhe Asadi.
Ja pra kush jane Clirimtaret dhe Kriminelet, dhe Jo peralla me foto dhe video te montuara.
O Tema, boll me video te sajuara per propagande anti Ruse. Po ju nuk keni faj se i merrni nga interneti dhe aty i hedhin mjeshtrat qe paguhen per ti kompozuar. Po video nga Jemeni perse nuk japin? Apo se aty bombardon Arabia Saudite.