Zgjedhjet presidenciale në Francë duket se nuk kanë përfshirë vetëm shtetasit francezë që banojnë atje.
Në Montreal, Kanada, një radhë kilometrike votuesish është krijuar që në orët e para të mëngjesit, në pritje për të zgjedhur presidentin e ri të Francës, pas një gare mjaft të ashpër.
Është fjala për shtetasit francezë, të cilët jetojnë në Kanada.
Nga 85 000 votues të ligjshëm francezë në Kanada, pjesa më e madhe e tyre janë regjistruar për të votuar.
Ata shprehen se i tremben një fitoreje të Marine Le Pen, drejtueses së partisë anti-emigracion, “Fronti Nacional.”