Kjo me siguri që nuk ishte zgjidhja që ky shofer kishte menduar për shmangien e trafikut.
Video e filmuar nga disa udhëtarë të tjerë në autostradë, tregon një kamion teksa tërheq një tjetër atuomjet.
Duket se kamioni u përplas me makinën tjetër, por shoferi i kamionit nuk kishte kuptuar gjë.
Ai vazhdon rrugën i qetë, ndërsa drejtuesi i automjetit tjetër përpiqet t’i tërheqë vëmendjen për ta ndaluar, por më kot.
Kamioni ndaloi disa minuta më pas, por vetëm pasi e kishte tërhequr makinën tjetër për disa metra në autostradë.