Dy persona i afrohen me motoçikletë një personi tjetër për ta grabitur, por zihen në befasi nga një punonjës policie.
Ngjarja, që ka ndodhur në Brazil dhe është filmuar nga një kamera sigurie, tregon momentin kur njëri prej grabitësve kthehet dhe qëllon drejt oficerit të policisë.
Kaq është dashur që polici të kundërpërgjigjet dhe nga shkëmbimi i zjarrit të mbetet i vrarë njëri prej grabitësve.