VIDEO/ Donald Trump thotë se e ka mik Pavarotti-n, ndonëse ka... vdekur prej 7 vitesh

22 Prill 2017, 08:47Sociale TEMA

Presidenti i SHBA, Donald Trump është takuar me kryeministrin Italian, Paolo Gentiloni, por gjithë vëmendjen e ka tërhequr një gafë e presidentit amerikan gjatë fjalimit.

Teksa mbanin fjalimin e përbashkët, Trump u shpreh se Luciano Pavarotti ishte një mik i ngushtë i tiji, ndonëse Pavarotti ka vdekur në vitin 2007.

Ndonëse presidenti mund t’i jetë referuar kohës kur këngëtari operistik ishte ende gjallë dhe midis të dyve mund të ketë patur një farë miqësie, familja e Pavarotti-t nuk ndan të njëjtat njenja për presidentin amerikan.

Madje, gjatë fushatës presidenciale, ata kërkuan që Trump të mos e përdorte aq shpesh arien e njohur “Nessun Dorma,” të kënduar nga Pavarotti.

“Si familjarë të tij, ne do të donim të kujtonim ndjenjat e vëllazërisë dhe solidaritetit, të cilat Luciano Pavarotti i shprehu gjatë gjithë karrierës së tij artistike, pasi ato janë krejt në kundërshtim me këndvështrimin që Donald Trump ka për botën.”

2 komente në “VIDEO/ Donald Trump thotë se e ka mik Pavarotti-n, ndonëse ka… vdekur prej 7 vitesh”

  1. tropojani c100 says:

    prap mire meqe se ka ftuar per ndonje koncert

  2. Abc says:

    Nuk ka asnje gafe po ju jeni injorante. Nuk tha qe ishte gjalle po i permendi emrin “Pavaroti, miku im”. Ku eshte gafa ketu! Shtaze!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje