VIDEO/ E pabesueshme, zjarrfikësi kap në ajër foshnjën e hedhur nga dritarja

22 Prill 2017, 08:43Sociale TEMA

Ky është momenti kur një zjarrfikës në Georgia, SHBA ka arritur të shpëtojë një foshnje, të cilin e hodhën nga dritarja e një ndërtese në flakë.

Robert Sutton shihet në video, teksa arrin ta kapë foshnjen në ajër, duke i shpëtuar jetën.

Kompleksi i apartamenteve kishte marrë flakë dhe babai i fëmijës ishte përpjekru të evakuohej, por nuk ia kishte dalë dot mbanë.

I dëshpëruar, ai e lëshoi foshnjen nga dritarja për ta shpëtuar nga flakët, me shpresën se zjarrfikësit do të arrinin ta kapnin dhe ata vërtet ia dolën mbanë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje