VIDEO/ Aksidenti i frikshëm, shoferin e zë gjumi dhe kalon semaforin me të kuqe

24 Prill 2017, 08:37Sociale TEMA

Ky është momenti i frikshëm kur një pakujdesi për pak sa nuk i ka kushtuar jetën drejtuesit të një automjeti në Melbourne, Australi.

Siç shihet edhe nga pamjet, shoferi hyn në kryqëzim, ndonëse ishte ndezur drita e kuqe.

Por, sapo kalon semaforin, ai është marrë përpara nga një autobus, që vinte në drejtimin tjetër.

Sipas disa kalimtarëve, shoferi dukej se ishte në gjumë në momentin kur ka kaluar semaforin e kuq dhe është përplasur nga autobusi.

Megjithatë, pavarësisht aksidentit të frikshëm, ai ka arritur të shpëtojë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje