Chris Assogna mori më shumë nga çfarë kishte pritur, pasi e la të birin vetëm në shtëpi që t’i lante makinën.
Me siguri, ai priste që kur te kthehej dhe të shihte pamjet e kameras së sigurisë, të shihte të birin teksa merrte fshehurazi makinën për ndonjë xhiro.
Por, në vend të kësaj, ai u përball me disa lëvizje kërcimi mjaft qesharake të të birit, 16-vjeçarit Domanic Assogna.
Ai e postoi videon në Facebook, ku në pak kohë u shpërnda më tepër se 55 000 herë, duke u kthyer në virale.