Makina Audi S 8 me targa AA 111 OI, në të cilën u vra Ervin Dalipaj dhe miku i tij Juxhin Dautaj, ishte një prej makinave më të shpejta të kohëve të fundit.
Për shpejtësinë ajo është testuar në Gjermani në shkur të këtij viti, siç shihet në videon e postuar më poshtë nga lapsi.al.
Audi me targa shqiptare është në pistën e testimit të supermakinave, mes të cilave edhe prodhime të fundit të markave të tjera, si Mercedez Benz etj.
Nuk ka të dhëna se kush është në timonin e makinës me targa shqiptare.
Audi S 8 mësohet se është në pronësi të një biznesmeni shqiptar që jep me qera makina luksoze.
Viktimat e Sukthit takuan 2 vajza para atentatit, policia u gjen 7 mijë euro dhe 1 pistoletë në makinë
Dy viktimave te djeshme ne Sukth, Juxhin Dautajt dhe Ervin Dalipajt iu gjente 7 mije euro ne makinen e bere shoshe nga plumbat.
Sic raporton News 24, Dalipaj dhe Dautaj jane takuar me dy vajza perpara atentatit, te cilan ishin duke udhetuar me nje makine smart.
Gjithashtu behet e ditur se nga kqyrja e vendit te ngjarjes, Dalipajt iu gjeten 5 mije euro dhe nje pistolete, ndersa Dautajt 2 mije euro.
Njoftimi i policisë
Specialistët e Sektorit kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, pasi:
Më datë 25.04.2017, rreth orës 13:40, në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të vendit të quajtur”Mbikalimi i Sukthit”, në automjetin tip Audi S8, janë gjetur të vrarë me armë zjarri shtetasit Ervin Dalipaj 38 vjeç, banues në Tiranë, (i shpallur në kërkim për veprën penale të “Rrëmbimit të Personit”) dhe Xhino Dauti 27 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për vrasje).
Më të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje shkuan Efektivet e Policisë, të cilët kqyrën vendin e ngjarjes, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
32 copë gëzhoja, model 56, kalibër 7.62 mm;
një predhë bërthame;
në pjesën e brendshme të automjetit Audi S8 u gjetën një armë zjarri pistoletë model 54, 15 fishekë, disa aparate telefoni celularë të markave të ndryshme si dhe një sasi prerje në valutë të huaja (euro).
Nga ana e uniformave blu janë shoqëruar 18 persona, me qëllim zbardhjen dhe zbulimin e plotë të ngjarjes.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale ”Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit ” parashikuar në nenet 79/dh dhe 278 të Kodit Penal.
Maqineria nuk është nje A8 por A4 apo A5.
I kontrolloni faktet para se ti botoni ? Apo vari leshtë