Pse PD-në e do vetëm Doris Pack ?

27 Prill 2017, 13:13Blog TEMA
Pse PD-në e do vetëm Doris Pack ?

Nga Ilir Yzeiri

Është dhe një senator në Itali me emrin Antonio Razzi që viziton diktatorin e Koresë së Veriut dhe fotografohet me Bashar Al Asadin. Pra deri këtu nuk ka asnjë gjë të çuditshme. Edhe Doris Pack është në të drejtën e saj që të pëlqejë Berishën e Bashën dhe të flasë me gjuhën e tyre nga Brukseli. Problemi qëndron diku tjetër.

Si ka mundësi që nuk ka as edhe një institucion të vetëm ndërkombëtar që ta mbështesë PD-në në aksionin e saj ultimativ, pra të jetë dakord me të për krijimin e qeverisë teknike dhe largimin e Edi Ramës si kusht për të marrë pjesë në zgjedhje? Si ka mundësi që asnjë zyrë, asnjë institucion ndërkombëtar nuk e mbështet PD-në në këtë kërkesë ultimative?

Nëse do të bënim retorikë do të thoshim se PD-ja përfaqëson kështu një forcë politike që nuk ka më si orientim Perëndimin, por vetveten se e vërteta që ajo artikulon nuk mbështetet mbi të vërtetën që artikulojnë partnerët ndërkombëtarë e kështu me radhë. Mirëpo, nëse do të linim mënjanë retorikën dhe do ta shihnim problemin drejt në sy, do të vërejmë me keqardhje se ky është rasti i dytë në historinë politike të tranzicionit që PD-ja nuk përfill këshillat dhe zgjidhjet që sugjerojnë partnerët ndërkombëtarë për daljen nga kriza. E bëri njëherë këtë në vitin 1996 dhe të gjithë e dimë se si përfundoi, po e realizon edhe tani.

Nëse ata që e mbështesin PD-në dhe Lulëzim Bashën në këtë qëndrim, do të ishin pak më të ftohtë, do të duhet të arsyetonin sipas një logjike tjetër. Qoftë Edi Rama, qoftë Basha e Berisha si politikanë që kanë drejtuar këtë vend perceptohen në mënyra të ndryshme nga mbështetësit e tyre. Edhe këtu nuk është rasti që të kujtojmë se si e percepton njëra palë palën tjetër.

Ajo që ka rëndësi në këtë krizë ku jemi futur është se me veprimin që po bën PD-ja dhe Basha, po ia heq mundësinë popullit që të vendosë se kush do ta drejtojë këtë vend në katër vitet e ardhshme. Meqenëse këtë kriter e kemi humbur, na duhet të gjejmë një arbitër tjetër. Në këtë rast, partnerët tanë ndërkombëtare, vetë Kancelarja Merkel, e impenjuar në zgjidhjen e kësaj krize ka rekomanduar përmes të dërguarve të saj dhe të BE-së këtu që PD-ja të hyjë në Parlament dhe të marrë pjesë në zgjedhje dhe tani në fund PS-ja bëri lëshime të tjera por vuri kusht Vetingun.

Lulëzim Basha qeverinë teknike dhe largimin e Edi Ramës. Tani si ka mundësi që Lulëzim Basha dhe PD-ja kundërshtojnë aleatët tanë perëndimorë dhe SHBA-në natyrisht? Cili është kriteri tjetër i së vërtetës që ata do ta paraqitin? Ky vend është i lodhur dhe nuk ka asnjë mundësi të përfshihet në konflikte civile. Atëherë cili do të jetë negociatori që do ta bindë PD-në? Deri tani ai nuk gjendet as në Europë as në SHBA. (TemA)

14 komente në “Pse PD-në e do vetëm Doris Pack ?”

  1. orient says:

    Nuk ka rendesi te shkruash per Doris Pack dhe deshtaket qe ajo mbulon…

    1. Kujtimi says:

      Neogociayori per PD eshte populli qe ta perveloi me vot dhe mos e ndjeki pas le te rij Sala dhe Basha si ata qente rugac

  2. !!!!! says:

    Asgje nuk kuptova, pse PD-ne e do vetem Doris Pack. A ka njeri ta shpjegoje.

    1. arbereshi says:

      Pune Yzeiresh

    2. Arber says:

      PD e do Doris pack sepse kjo ka qene dirigjentja e akuzave te luftetarve te UCK.
      Ne ndihme ka pasur lulqime xhelal basha, si Ahmet xhelal zogolli.lulja ishte ai qe I bente letrat si avokat I shtepise se verdhe.jane te thella punet. Pse kot e mori saliu si minister, Kruetar PD, pasi vrau azem hajdarin , Sokol olldashin.
      Ju kujtohet erdhi Doris pack pasi iku u ngrite cadra antishqiptare.lulit I ka ng ulur hurin rusi e serbi Heleni e vertisin si te duan.

    3. Arber says:

      PD e do Doris pack sepse kjo ka qene dirigjentja e akuzave te luftetarve te UCK.
      Ne ndihme ka pasur lulqime xhelal basha, si Ahmet xhelal zogolli.lulja ishte ai qe I bente letrat si avokat I shtepise se verdhe.jane te thella punet. Pse kot e mori saliu si minister, Kruetar PD, pasi vrau azem hajdarin , Sokol olldashin.
      Ju kujtohet erdhi Doris pack pasi iku u ngrite cadra antishqiptare.lulit I ka ng ulur hurin rusi e serbi Heleni e vertisin si te duan.
      Lejo komentin gazeta e pavarur

  3. doli kjo maCJA PLAKE MOS ESHTE DASHNORE E POLLOS

    1. spartaku says:

      Hajredin! Ja bere qejfin Pollos qe e bere Doris Pack dashnore te tij kete kurve plake.Pollos i ngren pristigjin dashnoret plaka nga europa,dhe ai mburret me keq se nje fshatar injorant.

  4. L leshi says:

    Eshte fare e thjeshte…thone se Genc Pollos i pelqejne plakat keshtu dhe kurva e vjeter Doris vjen i fut nje shpelarje dhe falenderon PD..eshte kaq e thjeshte saqe sdo shume mend per tu kuptuar.

  5. Jon says:

    Ajo e don Saliun dhe Lulzim kurven se jan nje model nga trut.

  6. BB says:

    Pozitivja eshte prezente ne prani te se kundertes se vet, negatives , ndryshe sdo te kishte kuptim. Perse Doris pack ka zgjedhur sensin negativ , kjo lidhet me interesat e saj vetjake ne Shqiperi qe i ka favorizuar ne menyre te paligjshme ……..spo ja them emrin.

  7. Dajti USA says:

    Deri tani regjizori i teatrit absurd ishte Saliu,por me ne fund socialistat me deklaraten e Gramoz Rucit ne parlament u bene trima,keshtu qe shpresojme te marin rolin e regjizorit qe ja ka caktuar populli shqiptar.Mjafte me me lodrat Meta-Berisha,besoj se ka qene kohe e mjaftueshme per tu kuptuar strategjija e ketyre per te larguar Edi Ramen nga politika,qe te dy i frikesohem vetingut.

  8. sopiqoti says:

    DORI SPAK me pare se te meret e problemet qe shqetesojne PD-n dhe Shqiperine ,te meret me veten e saje.Te dali nga strofkulla e padijes mbi Shqiperine,mbi shqipetaret she mbi politikanet e saje dhe pastaj te dali dhe te na japi M E N D .Nuk kemi per brockulla edhe prej saj>

  9. Quo Vadis! says:

    Kuak, Kuak!
    Doris Pack!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje