Shtatë burimet e kuçedrës që than burime

27 Prill 2017, 19:15Blog TEMA

Nga Met Dervishi

Ligjërimet e Sali Berishës shpesh janë krahasuar me përroin psikik.

Që nga tribunat e mitingjeve, kongreseve e forumeve ky përrua është derdhur për më tepër se një çerek shekulli në vetëdijën e shqiptarëve.

Pas humbjeve të zgjedhjeve të kaluara u duk se do të shpëtonim prej tij, po nuk ndodhi kështu dhe të enjtet e parlamentit gjëmonin e sokëllinin.

Por, qysh nga zhvendosja në çadër, dukej që ky përrua po shteronte me shpejtësi dhe në vend të tij po konfigurohej një prroskë, ku hera herës fekste ndonjë vetëtimë nga shkëlqimet e dikurshme.

Kurse fjalimi i sotëm i Sali Berishës, që nuk entuziazmoi as dhe vetë deputetët e parlamentit të tij paralel, ishte njëra nga shenjat që paralajmërojnë shterimin e tij të plotë.

Është një shterim që nuk ka lidhje me moshën, siç mendohet shpesh dhe gabimisht, por po shterojnë burimet e tij të pushtetit.

Burimi i parë nga ku ka marrë pushtet përroi psikik i Sali Berishës ka qenë antikomunizmi i tij, një burim që ka nisur të shterojë që në mandatin e tij të parë, kur ndarjen e qytetarëve në parti pluraliste e shndërroi në një ndarje të re për luftë klasash.

Burimi i dytë, që ka shteruar me Edi Ramën, ka qenë bashkëpunimi i fshehtë me lidershipin e partisë Socialiste gjatë gjithë kohës kur ajo drejtohej nga Fatos Nano.

Burimi i tretë që ka shteruar dhe ai gjithashtu kanë qenë segmentet e ish- SHIKUT të dikurshëm që kontrollohej prej tij me metodat e Sigurimit të Shtetit dhe bënte zap kundërshtarët brenda partisë e ata jashtë saj.

Burimi i katërt që po shteron ose është nën kërcënimin e shterimit kanë qenë njerëzsit e tij në të gjitha pozicionet kyçe të sistemit të drejtësisë, që jo rastësisht sot është aleat i tij, ndoshta i vetmi aleat që i ka mbetur.

Burimi i pestë që po shteron dhe ky me shpejtësi ka qenë Shqipëria informale e palegalizuar ( Dhe për këtë gjithashtu duhet falënderuar gjithashtu ekipi Rama) që kanë qenë mbështetja e mishi për top i të gjitha shesheve të mitingjeve destabilizuese në vend.

Burimi i gjashtë që ka shteruar ose po shteron me shpejtësi kanë qenë lobet vorioepirote në SHBA, që e kanë mbështetur në të gjitha aventurat e tij, deri dhe te riciklimi pas kolapsit të firmave piramidale.

Burimi i shtatë që ka shteruar dhe po shteron me shpejtësi kanë qenë lobet serbe në Europë e SHBA, të cilat kanë insistuar në opsionin e tyre të një Shqipërie të destabilizuar duke e arsyetuar këtë me frikën nga ngritja e një shteti islamik shqiptar në Adriatik.

Të gjitha këto shterime lidhen me Edi Ramën.

Shterimi i pesë burimeve të para ka të bëjë me orientimin e Edi Ramës për të bërë shtetin ligjor europian në Shqipëri.

Shterimi i dy burimeve të fundit ka të bëjë me opsionin gjeostrategjik për një Ballkan Perëndimor, në të cilin njëri nga aktorët që po pozon një Shqipëri dinjitoze gjatë këtyre tre katër viteve të fundit është gjithashtu Edi Rama.

Pra, nuk është problem moshe.

Refuzimi i ndërkombëtarëve për ta mbështetur në aventurën e tij kundër Vetingut është treguesi më i qartë që kur shterojnë burimet, shteron dhe përroi psikik.

Dhe, i pari që e ndjen këtë është Sali Berisha.

5 komente në “Shtatë burimet e kuçedrës që than burime”

  1. Angjelini says:

    Bukur. analize e sakte.

  2. mihali says:

    plak psikopat i degjeneruar dhe i pakorigjueshem.Vafte ne djall dhe sa me shpejt.

  3. amy says:

    do bej mire ti jape nje plumb kokes dhe te shpetoj edhe nga vetja, dhe te shpetoj ky vend dhe komb nga ky plak i keq hajdut dhe vrases, ose te mbyllet ne ndonje cmendine, te rrije te bej monolog me veten e tij se cfare ka bere keto 26 vite ne pushtet, historia me vone do ta tregoj me te keq udheheqes te ketij vendi qysh nga 1912 !

  4. kastkris says:

    pse mor met saliu ka prrua psihik.Kanal halesh ka nga ata te ndenjuri.kastriot

  5. VITA. says:

    ANALIZE E SAKT!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje